• |
ide | kryesore

Qarkullonte me pistoletë në automjet, arrestohet 39-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Ai është kapur me një armë pistoletë në makinë. Policia bën me dije se ai është pikasur teksa uniformat blu ishin në kërkim të personit i cili qëlloi me armë dje në zonën e Kamzës.  Ky i fundit ende nuk është ndaluar. I arrestuari ndërkohë është identifikuar si Fatmir Musteqja.

“Si rezultat i këtij operacioni, u bllokua automjeti me të cilin qarkullonte 39-vjeçari dhe gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në kuadër të operacionit “Blue Smart”, shërbimet e Policisë i kanë kryer edhe testin e alkoolit, drejtuesit të automjetit dhe rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 0.564 ml/g. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Fatmir Musteqja, 39 vjeç, banues në Kamzë.”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *