• |
ide | kryesore

Tensionet në veri, Lista Serbe dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Lajme, Të fundit
Kuvendit të Kosovës



Lista Serbe ka dorëzuar këtë të hënë mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca. Dhjetë deputetët, Slavko Simic, Adem Hodza, Igor Simic, Miljana Nikolic, Zoran Mojsilovic, Verica Ceranic, Branislav Nikolic, Milos Perovic, Ljubinko Karadzic dhe Jasmina Dedic kanë marrë këtë vendim. Ky veprim ka ardhur si shenjë proteste ndaj Qeverisë së Kosovës pas tensioneve në veri të vendit.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës. Largohemi nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Të njëjtin vendim kanë marrë edhe policët, prokurorët, gjyqtarët e asambleistët serbë në Kosovë.



4 Comments

  1. Beogradi kerkon per Kosoven nje Kryeminister si Dritan Abazovic ne Malin e Zi, me qellim qe te realizojne ndarjen e saj dhe asosiacionin permes ndryshimeve kudhtetuese.

    Destabilizimi i Ballkanit me Bosnjen, Malin e Zi dhe Kosoven synon krijimin e mini-Jugosllavise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *