• |
ide | kryesore

Vuçiç: Serbët në Kosovë nuk do të mbesin pa mbështetje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Në veri



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se populli serb në Kosovë nuk do të mbetet pa mbështetjen e Serbisë. Sipas tij, është e rëndësishme që ata të jenë të sigurt.

“Pa lëvizje të nxituara, gjithmonë me popullin tonë për të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është politika që ne ndjekim dhe që e zbatojmë çdo ditë. Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare. Dhe, në të njëjtën kohë luftojmë për çdo faktor që mund të sjellë përfitime, të na bëjë më të fortë dhe më të mirë”. Kështu shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Ai shtoi se beson që “ne do të kemi sukses në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për popullin tonë dhe Serbinë tonë”.

Më 5 nëntor, zyrtarët serbë njoftuan se do të largohen nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri të vendit. Përfshirë policinë, gjyqësorin, por edhe Kuvendin e Qeverinë.

Vendimi erdhi pasi Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të mos largohen nga institucionet e Kosovës. Sepse sipas tij, kështu dobësohen shërbimet për qytetarët.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Lexo më tej: Ambasada ruse në Maqedoni: Kosova është Serbi, Krimea është Rusi 

Lexo më tej: “La Repubblica”: Moska ndez konfliktin në Kosovë 

Lexo më tej: Haradinaj godet fort Kurtin: Kurti s’është i interesuar për sigurinë e Kosovës 



2 Comments

  1. Fiks si baba yt Milloshevici ne 1989 ke fol.

    Po a e hengret ne bythe nje here?! Prape nuk u ngopet?!

  2. Banoret me kombesi serbe ne Kosove,quhen banore te republikes se Kosoves,bashke me kosovaret dhe banore te tjere,me kombesi te ndryshme.Populli serb,jeton ne Serbi,perfshire ketu edhe nder te tjere,shqiptaret,qe banojne ne teritorin e sotem te serbise,si ne Bujanovc e tjer…..Serbia te mbroje banoret qe jetojne ne Serbi,e mos t’i haje meraku,per te tjeret se nuk e desherojne mbrojtjen e serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *