• |
ide | kryesore

Bashkia e Durrësit/ Agron Duka: Nuk do të garoj në primare

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili u përfol kohët e fundit për një kandidim të mundshëm për Bashkinë e Durrësit, ka reaguar për opinionin publik. Duka ka refuzuar kandidimin në primare për Bashkinë e Durrësit. Kreu i PAA-së thekson se do të mbështesë më 14 maj, kandidaturën e Igli Carës.

“Unë përsonalisht dhe PAA me strukturat e saj, do të mbështesim zyrtarisht kandidatin demokrat Igli Cara. Me bindjen e plotë se ai është njeriu që i duhet bashkisë së Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit.

Edhe njeherë, falendroj ata që më kanë propozuar. I siguroj se do të jemi bashkë në të njëjtin front, për të bërë më të mirën për qytetin tonë.” -shkruan ndër të tjera Duka.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *