• |
ide | kryesore

Dita speciale e Pedro: Brazili e merr në Katar ai… martohet

-Instant, Sport, Video
Pedro



Një ditë vërtet e veçantë për Pedro Guilherme Abreu dos Santos, sulmuesin brazilian të Flamengos i njohur si Pedro. Në Itali sulmuesi nuk arriti të lërë gjurmë. Në 2019/20, vetëm katër segmente ndeshjesh nga të cilat asnjë si titullar. Për të rreth gjashtëdhjetë minuta gjithsej me fanellën e Fiorentinës. Por sot ai është fytyra e re e Selecaos që po përgatitet të luajnë Kupën e Botës në Katar.

Lexo më tej: FOTO/ Brazili zbulon listën e lojtarëve për Katar 2022: nëntë sulmues, një 39 vjeçar dhe shumë yje jashtë

Trajneri Tite e ka përfshirë në listën e 26 lojtarëve që do të luajnë në Botërorin Katar 2022. Një befasi, pot ë mendosh se ishte thirrur për herë të parë në nëntor për vetëm një ndeshje kualifikuese. E megjithatë, Pedro, sic duket, ka qenë mjaft i sigurt për ftesën. Sulmuesi vendosi ta festonte thirrjen duke nxjerrë unazën, gati për t’i kërkuar Fernandës të martohej me të. Përgjigja ishte pozitive dhe Flamengo postoi në kanalet e tyre sociale entuziazmin e sulmuesit të tyre. Duke parë marzhin e rritjes, ndoshta tani në Firence janë penduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *