• |
ide | kryesore

DJE dhe SOT/ Si dredhon Edi Rama për largimin e shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
shqiptarëve



Largimi masiv i shqiptarëve nga vendi është tashmë një fakt. E thonë edhe shifrat. Disa flasin për 700 mijë njerëz që kanë lënë këtë vend prej rrëzimit të komunizmit me dëshirën për një jetë më të mirë. Një raport i INSTAT i majit të këtij viti nxorri në pah se emigracioni ka shënuar një cikël rritës pas vitit 2017, duke kulmuar në 2021.

Vetëm në këto 4 vite, 33 mijë persona ikën pa kthim. Po sipas INSTAT, në 10 vitet e fundit që kur PS ka ardhur në pushtet janë larguar nga vendi 7.5% e popullsisë apo e thënë ndryshe 213,748 persona. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimit në periudhën e pandemisë, në 2020-n.

Muajt e fundit po flitet shumë për emigrimin. Një sondazh nxjerr se 60% e shqiptarëve dëshirojnë të ikin. Kjo duket edhe në reduktimin e numrit të shkollave. Çdo vit ka më pas nxënës në klasa apo më pak studentë në auditorë.

Të gjithë këtë situatë qeveria po tenton ta manipulojë. Teoria e fundit është se “ky është një trend evropian”. Në çdo takim, kryeministri Rama përsërit deri në lodhje se njerëzit nuk largohen vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera të rajonit. Madje sipas tij, ikje ka edhe nga vetë Gjermania.

LEXO EDHE: Boomerang-u i leksioneve të moralit për Londrën

“…është shumë sipërfaqësore që të thuash “largimet e këtyre 30 viteve po vijnë si rezultat i politikës të degjeneruar” – tha Rama në një takim të mbajtur pikërisht këtë të martë me disa të rinj në Kamzë. 

“Asnjë lloj skuadër politike e ardhur dhe nga hëna në këtë vend, nuk do të kishte mundur dot që të mbyllte derën edhe që shqiptarët t’i mbante këtu që të gjithë. Sepse kjo nuk bën sens. Shqiptarët kanë migruar gjithmonë. Nuk është se shqiptarëve iu ndërpre migrimi nga komunizmi.

Kjo e para. E dyta, sigurisht që kur vendi është në këtë trend, ndodh një proces humbjeje i një pjese të rëndësishme të burimeve të veta cilësore njerëzore, por kjo nuk ka vetëm anën e keqe, kjo ka dhe anën e mire se po të mos ishin njerëzit që kanë emigruar Shqipëria nuk do kishte ardhur dot gjallë deri këtu, që të jemi të qartë” – u shfajësua kreu i qeverisë.

Pra, sot sipas tij, largimi nga Shqipëria është diçka që nuk mund të frenohet. Por ndryshe thoshte Rama kur ishte në opozitë. Në atë kohë ai bërtiste me të madhe se shkak për largimin ishte qeverisja e keqe.

LEXO EDHE: “Shuplaka” e gazetares britanike për Ramën: E vërteta pse shqiptarët vijnë tek ne

Në faqen zyrtare të Partisë Socialiste gjendet ende një fjalim që Rama ka mbajtur në 23 mars 2013 në Korçë. (LEXO KETU) Ishte koha e fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit ku Rama trumbetonte premtimet e “Rilindjes kombëtare”.

Dhe në atë takim Rama citonte se nga vendi iknin 130 shqiptarë çdo ditë.

“…ka dhe një tjetër të dhënë sipas Censusit, jo sipas nesh, që qysh se ky zotëria (Berisha) dhe kjo qeveri u rri mbi krye shqiptarëve me vota të vjedhura, nga Shqipëria ikin çdo ditë 130 vetë. 

Pse ikin këta nga kjo parajsë e punës dhe e punësimit?! Çfarë shkojnë të gjejnë atje? Shqiptarët e dinë se në Greqi nuk ka punë, as në Itali nuk ka punë, madje shumë nga ata që kanë një punë atje e humbin dhe kthehen këtu për t’u futur në rreshtin e papunësisë në shtëpinë e tyre. Ikin sepse nuk jetojnë dot” – deklaronte Rama.

Tani pllaka është kthyer në anën tjetër.

“Kush thotë se ikja e njerëzve sot nga Shqipëria lidhet me qeverisjen, nuk kupton asgjë. Ose nuk kupton asgjë, ose është i poshtër,”– thotë tani Rama si kryeministër.

LEXO EDHE: “The Observer”/ Shqipëria, pse të gjithë duan të ikin

Ah… edhe diçka.

Duke lexuar fjalimin e gjatë të Ramës në Korçë të tërheq vëmendjen mes shumë premtimeve (edhe sot pas 10 vitesh të pambajtur) njëri prej tyre. Shëndetësia falas.

“Ata (PD) thonë: çdo gjë është mall dhe blihet. Shëndeti, ke lekë blije. S’ke lekë vdis. Ne themi JO. Shërbime sipas nevojës, jo sipas xhepit. Prandaj shëndetësia kushton, por atë nuk do ta blejë ai që s’ka lekë. Atë do ta bëjë shteti shqiptar dhe përmes Shërbimit Kombëtar Shëndetësor. Një institucion i ri që ne do të themelojmë do t’ja ofrojë çdo shqiptari, nga qyteti apo nga fshati, i pasur apo i varfër, nga veriu apo nga jugu, që ka nevojë për kujdesin shëndetësor publik. Ky është qëndrimi ynë për shëndetësinë” – premtonte Rama.

Edhe sot, pas një dekade nuk ka asnjë Shërbim Kombëtar Shëndetësor. Aq më tepër shëndetësi falas… ©LAPSI.al



27 Comments

  1. Ok, nje llogari e thjesht me te dhena nga vete ky shkrim:

    Ne 4 vite e fundit te qeverisjes se Rames kane ikur 33000 persona.

    33000 te ikur÷(4 vite x 365 dite/vit)=33000÷1460=23 persona/dite

    Pra ne keto 4 vite te qeverisjes se Rames kane ikur 23 persona/dite

    Citoj nga vete shkrimi juaj:

    “…ka dhe një tjetër të dhënë sipas Censusit, jo sipas nesh, që qysh se ky zotëria (Berisha) dhe kjo qeveri u rri mbi krye shqiptarëve me vota të vjedhura, nga Shqipëria ikin çdo ditë 130 vetë.”

    Ne kohen e Berishes iknin 130 ne dite.
    Ne kohen e Rames ikin 22 ne dite

    Pra ne kohen e Rames ikin 108 shqiptare me pak se sa ne kohen e Berishes.

    😅😅😅

  2. PS: dhe ku ikin sot ne kohen e Rames edhe ata (shume shume me pak se sa ne kohen e Berishes) shqiptare?

    Jo ne Greqi e Itali si ne kohen e Birishes, por ne London United Kingdom apo Deutchland…

    Eshte rrit piazza me Ramen!

    1. Ikin dhe ne piçken e motres sate mor pall kari… Lexo te plote dhe jo me byth… 33 mij shqiptar ne 4 vitet e fundit, ne 10 vit Rilindje mbi 200 mij persona mor hajdar..
      Jam dakort qe duhet me i bo ymet sufllaqes apo byrekut me gjiz, por te zezes nuk i thua dot e bardhe sido qe ta rrotullosh

      1. O rrote kari!

        E para e punes PS nuk ka 10 vite ne pushtet, por 9. Dhe cfare mendon ti, se sapo erdhi ne pushtet kishte celesin on/off per te shuar efektet e politikes se Berishes?!

        Sigurisht qe mandati i pare i PS-se ka vuajtur inercine e 8 viteve te Berishes.

        POOOR edhe po t’i besh llogarite si c’do ti, pra:

        200000÷3650 sa te del?!

        Ke makine llogaritese aty?

        O gdhe!

        1. Shqiptaret ikin tek motra dhe gruaja e Palikarisit!!! Dhe nuk mjaftojne , sepse Palikari do haje sufllaqe !

          1. Sa bukur ke fol. Cfare talenti! Ma dhive totalisht argumentin!

            Ik pirdhu tani, rrote kari!

      2. Iku i pari Mark Marku, iku Grida Duma, iku Alfred Rusha, iku, iku, iku. Kanë 32 vjet vetëm largohen me mijëra drejtues dhe kontribues nga kjo parti që vetëm demokratike nuk është.

        Po ikin të gjithë ata që janë afër dhe e kanë kuptuar se me Sali Berishën e kanë humbjen në xhep.

        Po qëndrojnë vetëm disa kufoma që kanë vdekur politikisht.kush ka bythe le te iki mos te pjerdhin cfare thote rama e salihu

        1. Sigurisht qe te gjithe do ikin. Kush eshte ai budall qe do vazhdonte te rrinte me ate lloj teveqeli tani qe i kane rene te gjitha shtresat e bojes dhe eshte konsumuar edhe anti-ndryshku.

          Do t’i mbeten vetem ca budallenj si puna e ketyre tek Lapsi qe s’dine te bejne as shumezim/pjestim.

      3. Ke të drejtë, por a e di që paguhen me rrogë të plotë mujore nga taksat e shqipëtarëve vetëm për këto shumëzim-pjestim-mbledhje-zbritje?!
        Mjeranët e pacipë!
        Nuk i bën njerëz paraja e marrë me poshtërsi…sekt i djallit

        1. Ndonje te dhene per te rrezuar llogarite e mija a kishe?

          Jo per gje, por mqs. i ke paguar me taksat e tua.

          A i kam bere sakte? A i justifikoj paret qe me ke dhene?

  3. Po ky kari i gjate di matematike: s’a kane ikur dhe sa jane kthyer?!! Ska PS-ja nje ekonomist te sakte tja thote… Numbers don’t lie!!

    Ky budalli thote: eshte ikje e trurit. Me kujton nje shaka franceze: pse kush ka mbet ne Shqiperi vetem “patatet” ?!! 😜😆🤣🤣

    1. Po normal per primitive si ju qe s’dini te beni as shumezim/pjestim ashtu eshte.

      Spanjollet iu jepnin indianeve pasqyra ne kembim te arit.

  4. Berisha mashtron publikisht për ditë, 3, 4, 5 herë në ditë, çdo herë që i vënë një mikrofon përpara dhe çdo herë që u shkruan ndjekësve të tij digjitalë. Berisha jeton me mashtrimin. Ai krijon jo paqe, por kaos dhe pasiguri.

  5. Në fillim u quajt ‘Parti e Tropojës’, e nganjëherë edhe ‘parti e Kavajës’, por nuk u bë kurrë ‘Parti e vlerave të Shqipërisë’. Sulmin ushtarak që zhvilloi qeveria e Partisë Demokratike kundër popullit të vet në vitin 1997 e 1998, e kalkuloi pikërisht si ‘luftë fisi’, ku militantët e Veriut do të pushtonin për vdekje njerëzit në Vlorë e në gjithë Jugun. Edhe në lidershipin e Foltores së Berishës që u zhvilluan para një viti, 25 për qind e liderëve ‘të zgjedhur’ ishin nga Tropoja dhe 15 për qind janë kushërinj e nipa e mbesa të Berishës.Ti cecen i salih metaj spiuni i vogel i foltores mos ha mut shume se more kelyshi salihut ta njoh fytyren e qelbur,punon te lapsi

    1. PD është ndërtuar në formën e piramidës ku lideri adhurohet, për liderin jepet jeta, liderit i thuhet në sy se ‘të dua më shumë se fëmijët e mi’, dhe i deklarohet se ‘për ty vras Edi Ramën’. I keni parë të gjitha në PD. Grida meriton të konsiderohet ‘e adhurueshme’ prej disa liderëve dhe anëtarëve të tjerë, sa kohë që lideri Berisha e ka shpirtin në ajër. PD ka formën e turmës, jo të një grupimi politik legal.

  6. Pse kur ka thene ndonjehere te verteten ky vemje me fytyre njeriu ? Ka premtuar ça kemi dash apo kemi pase nevoje e ka bere ça i ka dash kokrra e qejfit . Na premtoi parajsen ne qiell e na solli ferrin ne toke . Plehra , hajdut e harbut si ky i din e iman ky vend nuk ka pa per mijera vjete ekzistence , e nuk do te shohe per shume shekuj e mijeravjeçare ne vazhdim . Qendrimi i tij ne pushtet eshte mallkim per shqiperine e shqiptaret . Ndeshkimi dhe berja shembull e nje maskarai te tille eshte detyre e çdo shqiptari . Kerkoi te na sjell ferrin per ne , eshte detyre e jona tja bejem ferrin rezidence atij vete .

  7. Koha qe te zbulosh genjeshtrat e mashtrimet e palloshit ka marre fund . Ai ka dale çullak ne mexhlis , tani eshte koha e revolucionit dhe burgosjes se palloshit . Boll vjedhjeve , boll mashtrimeve , boll propagandes boshe , boll antishqiptareve .

  8. O Kari qe e ke pas bythes,aq qorr je o grua dhe moter qire,qe nuk sheh qe u boshatis vendi qe nga 2013 e ketej,po na ben veprime matematike o matematicin i byhtes,ku na nxjerr qe ne kohen e Berishes iknin me shume.Me ke periudhe i ben llogarite o grua qire ne vitet qe u prish sistemi ku iken nga syte kembet nga qe jetonin te lumtur ne sistemin e qelbur komunist.

  9. O jorgo ta qifte rama ropt motrren grun e ca te man pragu shtepis.o patrronazhis moter qir.yyyyy te shkerdhefsha faren tate jo o far e keqe

    1. Dhit vella, lirohu sa me shume. Nxirre te gjithe mutin qe ke brenda qe te behesh njeri!

      Pu pu pu cfare primitivesh!

      Njerez me bisht mbetet o te zinj! 😀 😀 😀

      1. Bravo Jorgaqis Palikaraqis!

        Per Statistikat e 4 vjeteve te fundit aleati jone u be vete PANDEMIA.

        Kur shume pak shqiptar mund te dilnin jashte si ne kohen e ENVERIT.

        (Me perjashtim te Ne Patronazhistave te Enverit qe kishim pashaporta diplomatike).

        (Me perjashtim te ekipit mjekesor qe nen Patronazhin Tim shkoi per te shpetuar edhe italine).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *