• |
ide | kryesore

Hoxha: Si ua morën tregun e køkainës shqiptarët-italianëve në Amerikën Latine

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Hoxha



Gazetari Artan Hoxha nxori detaje nga aktiviteti i grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drøgërave të forta prej Amerikës Latine në Europë. Hoxha tha për ABCNews se në studio se tashmë grupet shqiptare kanë zëvendësuar aktivitetin e grupeve mafioze italiane duke marrë gjithçka në dorë sa i përket sjelljes së kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Gazetari tha se fillimisht mafia italiane si Ndragheta, Sacra Corona Unita apo të tjerë, kishin kontraktuar shqiptarët si elementë që ofronin shërbime dytësore, por me kalimin e kohës këta të fundit morën situatën në dorë duke qenë tashmë “violinë e parë” në këtë treg, madje duke zëvendësuar italianët.

“Antimafia italiane ka kohë që thotë nëpër raporte se tashmë shqiptarët kanë marrë në dorë aktivitetet që më parë i bënin grupet mafioze italiane. Fillimisht kanë qenë si nënkontraktorë, por tani kanë dalë më vete dhe kanë zëvendësuar aktivitetin e grupeve mafioze italiane në trafikun e kokainës. SPAK është i zënë me dosje të vjetra, por tani në treg janë të tjerë, më të rinj që drejtojnë aktivitetin e drogës”, tha Hoxha.

Po ashtu ai tha se trafiku i drogës nga Amerika Latine në Europë dhe Shqipëri drejtohet dhe organizohet nga personazhe me banim në Dubai.

“Ata rrinë atje pasi ruhen dhe nuk mund të goditen nga kundërshtarët, por edhe nuk ekstradohen”, tha Hoxha.



2 Comments

  1. Akoma merreni me kete mashtruesin ordiner. Po ca tregu kane marre ata o robqir qe ben interesantin ne katunin mediatik shqiptar, ata jane thjesht punetore se bosa jane te tjeret

  2. Neqoftese, jo e gjitha, por 1/10 e asaj qe Artan Hoxha ka vite qe flet lart e poshte do te ishte e vertete, ai nuk do ishte ende duke folur sot.

    Mendoni se grupet mafioze qe ai thote se egzistojne, do ta linin ate qe t’i dekonspironte lart e poshte?!

    Si thoshte Eskobari? Carta o piombo? Easy as that.

    OOOSE… ky vete eshte pjese e grupeve mafioze dhe ata e lejne te flasi me qellim depistimin.

    OOOSE…. e thjeshte fare: ai ja fut kot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *