• |
ide | kryesore

Irina Shayk dhe Bradley Cooper konfirmojnë rikthimin së bashku

-Instant, Paparazzi, Slider



Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë konfirmuar se janë rikthyer së bashku pasi të dy u panë duke bërë një shëtitje nëpër New York City të hënën e kaluar.

Aktori dhe supermodelja,  u takuan midis 2015 dhe 2019 dhe ndajnë një vajzë së bashku. Çifti kishte shfaqur tashmë shenja pajtimi kur dolën me vajzën, Lea në Halloween, ndërsa thashethemet fillimisht filluankur Irina ndau fotot e pushimeve të tyre në Bahamas gjatë verës.

“Ishte një arratisje e vërtetë familjare. Ata po mendojnë të rikthehen bashkë”, tha një burim për Page Six. “Ajo do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla.

Burimi vazhdoi, duke thënë se mungesa e lidhjeve të reja e ka lejuar ish-çiftin ta mendojnë më seriozisht këtë ide. “Ata të dy  nuk kanë patur  lidhje serioze dhe të dy janë me idenë për të pasur një fëmijë”.

Bradley u përfol më parë në një lidhje me asistenten Hillary Clinton, Huma Abedin, ndërsa  Irina  ishte e lidhur me Kanye West pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian.

“Ana padyshim bëri mblesëri,”u shpreh një person i afërt. “Ajo është mike e ngushtë  me Bradley. E adhuron Huma.” Një insajder i Hollywoodit gjithashtu konfirmoi se “Bradley ishte duke u takuar në heshtje me Huma për disa muaj dhe ata e kanë mbajtur marrëdhënien të fshehur. “Janë të përsosur për njëri-tjetrin. Ata janë të dy të përfshirë në pushtet, politikë dhe çështje njerëzore.” /Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *