• |
ide | kryesore

Largimi masiv, Presidenti kërkon konsullatë angleze në Kukës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i republikës Bajram Begaj ka kritikuar deklaratat e sekretares së brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman për çështjen e emigrantëve. Kreu i shtetit tha se shqiptarët nuk mund të etiketohen si pushtues pasi kudo ku ata jetojnë paguajnë taksa dhe respektojnë ligjin.

Sipas Begajt qeveria e Britanisë së Madhe duhet të ndryshojë politikat e emigrimit me qëllim që qytetarët të ikin me viza të përkohshme për të punuar. Ai kërkoi hapjen e një zyre konsullore në Kukës.

“I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj t’i bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë, rruga e duhur peër mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverisë angleze në këtë rajon të bëhen të prekshme nga qytetarët mos të jeneë vetëm në kuadrin e keshillimeve por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punonojnë e të jetojne në Kukës, Dibër, Has e Tropojë. Kërkeseë tjetër e imja ka të bëjë me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytatarët të ikin me viza të rregullta të përkoheshme për tëe punuar si punëtor sezonal”, tha Begaj.

 



16 Comments

  1. Ky President qe ditet e para ne detyre dukej i heshtur dhe fjale pak, po fillon te krijoje reputacionin e tij.

    1. Reputacioni te prin. Ide gjeniale per kuksin.
      Bravo president begaj

      Po vari me karin me pupacet e rames, do bej pr rama me kte loqen.

  2. Ku jeni o patronazhistë qe nuk po komentoni.
    Si ka mundesi qe u vonuat kaq shume.
    Apo eshte orari qe shperndahen suvllaqet e po hani qe ju hengert nje mortje

    1. U lodh jorgo fugshklymi tu bo komente me 99 emra gjoja te ndryshem. Tani ka vendosur ta perballoje vetem lapsin e madh mu si ….

    1. Faleminderit per komplimentin, por nuk e meritoj te krahasohem me figuren politike me te larte te vendit.

      Une jam nje operator i thjeshte.

          1. Kinsullata: 4 ujq 1 dhelper dhe nje gic.
            Rrofte sudani!

  3. Konsullate ne Kukes ?

    Gomarlliqet nuk mbarojne ne Albanistan.
    Keshtu eshte kur mediokriteti ka pushtuar cdo qelize te shoqerise Shqiptare.

  4. Te transferohet presidenca dhe presidenti ne Kukes. Aty ku ka nevoje atdheu. Po’ nuk te pelqeu Kuksi mund te shkosh edhe ne Londer. Si te jesh si te MOS jesh njesoj eshte. President SHURDHMEMEC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *