• |
ide | kryesore

Mourinho, humbës por ‘therës’: “Nëse do kisha fituar unë si fitoi Sarri do më kishin vra*ë”

-Instant, Sport
Mourinho



Është një Josè Mourinho pa frena ai që prezantohet në konferencën për shtyp. Në prag të sfidës Sassuolo-Roma dhe dy ditë pas humbjes në derbin ndaj Lazios, portugezi nis thumbimet: “Në shtëpi kemi tre ndeshje në të cilat nuk kemi shënuar -tha trajneri verdhekuq i pyetur për performancën e dobët në shtëpi-. Por a mund të qaj edhe unë pasi të tjerët e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës? Ne i luajtëm këto ndeshje pa lojtarin tonë më kreativ dhe më të lëvizshëm në fushë (Dybala). Mos flasim as për derbin. Nëse do të fitoja unë një ndeshje ashtu siç e fitoi Sarri, do të më kishin vrarë”.

Mourinho, ndër të tjera, ka dashur të nënvizojë se sa rëndojnë mungesat, mbi të gjitha ajo e Dybala: “Po të shohim ndeshjen e fundit, kemi luajtur me të njëjtin ekip si vitin e kaluar, me Camara në pozicionin e Mkhitaryan. Kjo do të thotë se merkato e bukur që bëmë me aq përkushtim dhe sakrificë nuk po luan. Duhet të qahem pak edhe unë. Dybala nuk i ka luajtur të gjitha këto ndeshje të mëdha. Ishte me Interin dhe ne fituam sepse ai shënoi, me Juven barazuam e dha asist. Pastaj është Pellegrini, një tjetër që e ka këtë dritë, por luan shumë minuta dhe është në vështirësi. Ka disa brishtësi muskujsh dhe ka pak ndeshje ku përfundon në 100%. Pas 13 ndeshjesh ne kemi të njëjtat pikë si vitin e kaluar pas 15. Pra, nëse bëjmë ndonjë pikë me Sassuolo dhe Torino, mund ta mbyllim pjesën e parë të kampionatit me disa pikë më shumë. Pavarësisht vështirësive, le të bëjmë punën tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *