• |
ide | kryesore

Pas pushimit nga puna, Twitter kërkon rikthimin e punonjësve

-Instant, F1, Stil
Twitter



Twitter po u kërkon  punonjësve të kthehen përsëri në kompani, disa ditë pasi pushoi gati gjysmën e fuqisë punëtore.

Disa nga stafi që iu kërkua të ktheheshin u pushuan nga puna gabimisht. Ndërsa të tjerët janë punonjës, puna e të cilëve mund të jetë e nevojshme për të ndërtuar funksione të reja në platformë, raportoi Bloomberg.

Vetëm disa ditë pasi u bë pronari i ri i kompanisë, Musk filloi pushimet masive në kompani. “Lidhur me reduktimin e fuqisë së Twitter. Për fat të keq nuk ka zgjidhje. Kompania po humbet mbi 4 milionë dollarë në ditë.” shkroi Elon në Twitter.

Musk ka lëvizur me shpejtësi marramendëse për të bërë disa ndryshime. Një nga lëvizjet e tij të para përfshinte shkarkimin e drejtuesve më të lartë të Twitter, duke përfshirë shefin ekzekutiv Parag Agrawal, CFO Ned Segal dhe shefin ligjor Vijaya Gadde.

Ai po punon gjithashtu për ndryshime të reja në shërbimin e abonimit të platformës Twitter Blue për të ngarkuar një tarifë mujore për të gjithë përdoruesit që kërkojnë të verifikohen , si mjet për të krijuar më shumë flukse të ardhurash për kompaninë dhe për ta larguar atë nga mbështetja e saj tek reklamat.Ekipet që punojnë në veçori të reja, duke përfshirë përditësimet në Twitter Blue, thuhet se po shtyhen të përmbushin afatet . Madje ata flenë në zyrë për të përmbushur objektivat./Lapsi.al

Marrë nga: Yahoo



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *