• |
ide | kryesore

Polemikat/ Pse falen taksat për projektin me pallate dhe hotele në Durrës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Publikimi i dokumentit që mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe që përjashton nga taksat investitorin e “Durrës Yachts & Marina” u shoqërua me akuza për mungesën e transparencës mbi projektin më të bujshëm të viteve të fundit në qytetin bregdetar.

Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi përjashtimin e investitorit nga pagesa e taksës së infrastrukturës dhe ajo e strehimit social. Taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet në 4 për qind (të vlerës së shitjes së një m2), ndërkohë që fondi që kalon për strehimin social është 3 për qind e sipërfaqes së ndërtimit.

Pjese nga dokumenti i Komitetit te Investimeve Strategjike

“Shoqëria e përbashkët për realizimin e projektit “Marina dhe Jahtet e Durrësit” të përjashtohet nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social, në kushtet që vlera e detyrimit të përjashtuar është pjesë e kontributit të shtetit shqiptar në investim, sipas marrëveshjes së përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi” thuhet në dokument.

Pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Projektligji që përmban marrëveshjen, pritet të kalojë me emergjencë në parlament dhe vendimi sugjeron “të miratohet me procedurë të përshpejtuar”.

Veç kësaj në vendim thuhet se “dhënia e lejeve, licencave dhe akteve të tjera administrative” të mos vonojë më shumë se 150 ditë.

Shteti shqiptar përfaqësohet nga “Albanian Seaports Development Company” SHA dhe mban 33% të aksioneve, ndërkohë që investitori privat do të mbajë 67%.

Sipërfaqja e truallit parashikohet të jetë 812 mijë e 600 m2 në Portin e Durrësit dhe në marinën e portit.

Buxheti i investimit parashikohet të jetë €2,081,347,054 (dy miliardë e tetëdhjetë e një milion e treqind e dyzetë e shtatë mijë e pesëdhjetë e katër Euro).

Dyshimet për leverdinë e projektit

Në një takim me biznesin gjatë pasdites, kreu i Partisë Demokratike përmendi për të disatën herë se pas projektit janë vëllezërit nga Beogradi, Karriç.

“Një aferë 10 herë më e madhe është ajo e Portit të Durrësit Kush është shqiponja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut? Një kompani e sanksionuar nga Bashkimi Europian, e lidhur me Karriçët e Beogradit. Minimum shkon 5 miliard euro, trualli 1 milion metër katror dhe ndërtimet mbi të. Dubai, parajsa e Edi Ramës. Nuk ka të ndalur në vjedhjen e fondeve” tha Berisha.

Më herët gjatë ditës, kreu i LSI-së, Ilir Meta kërkoi transparencë për vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike duke dalë kundër faljes së taksave.

“Nuk ka asnjë informacion apo transparencë se cilat janë masat e parashikuara për këto rrisqe të cilat do të parandalonin dështimin e një sipërmarrjeje prej miliarda eurosh që do të sihte në dëm të shtetit dhe qytetarët. Dhe në 27 Tetor sipas akteve të qeverisë na shfaqet si investitore edhe nshmi një kompani tjetër me bazë në dubai e themeluar në vitin 2015 që i përket Brittsih Virgin Islands, offshore. E qartë që kjo është një aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare. Kundër interesave strategjike, edhe në drejtim të sigurisë kombëtare”, tha Meta.

Firmoset memorandumi/ Rama i jep Alabbar portin e Durrësit

Ndërsa e komentoi vendimin nga studio e MCN, gazetari Klodian Tomorri, vuri në dukje se projekti ka disa pika të paqarta. “Nuk e dimë sa hotele do ketë aty dhe çfarë kapacitetesh, se mundet që gjithë projekti të përfundojë me ndërtimin e disa pallateve dhe përfitimi është zero. Është një dëm shumë i madh që i bëhet ekonomisë shqiptare, falen taksat me qindra milionë euro, me qëllim që një privat të nxjerrë fitime personale në tokë të falur shtetërore” tha Tomorri.

“Nëse një kompani private arrin të marrë nga një qeveri 860 mijë metër katrorë tokë falas, përveç kësaj merr dhe favoret fiskale nga përjashtimi nga kjo taksë. Mjafton që me këtë letër në dorë, kompania të shkojë nëpër banka dhe e ka shumë kollaj të sigurojë investim. Problemi nuk është ku do i gjejë paratë, por çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje dhe nuk ka asnjë siguri që qytetarët përfitojnë ndonjë gjë, por shteti po humbet dhe po fal asete publike” u shpreh Tomorri.

Pikëpyetjet janë të shumta se çfarë humb dhe çfarë fiton Durrësi nga investimi që zhvendos portin për hir të ndërtimit të pallateve dhe hoteleve në këtë zonë. Në media janë transmetuar një seri videosh 3D që tregojnë një projekt të ngjashëm me pamjet e Dubait në Durrës, por ende nuk është bërë publik një studim fiziblititeti./Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=8x8nK93Tbm8&ab_channel=TopAlbania



15 Comments

  1. Sali batakciu I dha MAK albanias
    (eghyptiane) Sheratonin,Malin e Dajtit,aeroplane,bregdet ne golem etj etj,pa asnje take dhe asnje dogane.
    Vetem nga shitja e hekurit dhe cimentos(qe vinte nga jashte)pa dogane Mak Albania fitoi per nje vit mbi 278 million dodollars.
    Harroni grabitjen e rrugaceve,harrohet shpejt.
    MAK Albania I shiti te gjitha dhe ja mbathi.
    Bushat e mban mend apo jo.

    1. Turp ne njerezit e te thjeshte nuk Po na legalizoet nje nudertese banimi pa leje qe kemi derdhur mundin e djersen vite te tera ne emigrim kurse ketyre u falim qindra mije metra katror Ky eshte shteti Shqiptar

  2. O kjo osht rren me investitore te huj. Investitoret jon vete kto bythqimet ktu. Morin kaj kaqol sa me i shkrujt emnin.

  3. Parate e Rames jane, po i ben prona se nuk i ka me te sigurta poshte viles ne Surrel si xhevahire dhe ar! Emaar ka teknologjine e ndertimit dhe kaq!

  4. Rames nuk I japin dot leksione politikanet e “tokes se xanun”dhe gerdecit.Kryeministri Rama ofron shtet ligjor,urbanizim,zhvillim te turizmit,ekonomise ,bujqesise.Rama fiton mbi 57 bashki,kundershtaret marrin nocin e rrokut .

  5. Iku i pari Mark Marku, iku Grida Duma, iku Alfred Rusha, iku, iku, iku. Kanë 32 vjet vetëm largohen me mijëra drejtues dhe kontribues nga kjo parti që vetëm demokratike nuk është.

    Po ikin të gjithë ata që janë afër dhe e kanë kuptuar se me Sali Berishën e kanë humbjen në xhep.

    Po qëndrojnë vetëm disa kufoma që kanë vdekur politikisht

  6. Ne menyre te cuditshme, ne vendin ku do behet porti i ri tregtar, po behen ndertime pa leje thotë:

    Ajo qe duhet bere urgjent eshte vetem porti industrial. Me Emmar apo me ndonje kompani tjeter, ky port duhet bere . Porti i jahteve pak interes ka per shwiptaret. Ka dhe investitore te tjere qe interesohen per portin tregtar. Emmar jo perhere ka realizuar ato qe ka thene ne disa shtete.

  7. Berisha mashtron publikisht për ditë, 3, 4, 5 herë në ditë, çdo herë që i vënë një mikrofon përpara dhe çdo herë që u shkruan ndjekësve të tij digjitalë. Berisha jeton me mashtrimin. Ai krijon jo paqe, por kaos dhe pasiguri.

  8. Në fillim u quajt ‘Parti e Tropojës’, e nganjëherë edhe ‘parti e Kavajës’, por nuk u bë kurrë ‘Parti e vlerave të Shqipërisë’. Sulmin ushtarak që zhvilloi qeveria e Partisë Demokratike kundër popullit të vet në vitin 1997 e 1998, e kalkuloi pikërisht si ‘luftë fisi’, ku militantët e Veriut do të pushtonin për vdekje njerëzit në Vlorë e në gjithë Jugun. Edhe në lidershipin e Foltores së Berishës që u zhvilluan para një viti, 25 për qind e liderëve ‘të zgjedhur’ ishin nga Tropoja dhe 15 për qind janë kushërinj e nipa e mbesa të Berishës.

  9. Megavjedhje . Xhvatje e xhepave te shqiptareve me kompani off shore por qe ne realitet aq off shore nuk eshte sepse te gjithe e dime qe “Ali baba ” e kesaj megavjedhje eshte palloshi .

  10. Kjo eshte nje megavjedhje qe nuk eshte pare , imagjinuar e menduar ndonje here me pare . Ti je nje hajdut me bisht o i gjati ine , ty te frenon vetem burgu . Ty vetem druja te vjen havale dhe vetem ate meriton . Per sa kohe qe Shqiptaret do te te mbajne ne krye te shtetit nje superhajdut si ty , aq kohe do te vuajne pasojat e grabitjeve dhe te poshterimit si komb . Largimi yt i menjehershem (edhe me dhune po qe e nevojshme) eshte liri , eshte prosperitet per Shqiperine dhe Shqiptaret . Ti e quan veten rilindas , por ne dallim nga rilindasit e vertete qe shkrine pasurine e tyre personale per te bere shqiperine , ti po shet shqiperine per te bere pasuri per veten tende .

    P.S.
    Sa here qe ti bertet , uleret dhe ofendon , nje Off Shore dhe si rrjedhoje nje mega vjedhje eshte ne horizont .
    Sa here qe ti bertet , uleret dhe ofendon , me e varfer behen Shqiperia e akoma me te varfer Shqiptaret .
    Sa here qe ti bertet , uleret dhe ofendon , aq me shume fryhen xhepat e ty o xhepisti i Shqiptareve .

  11. Nuk e kuptoj ku e gjen guximin ky i cmendur te vjedhe kaq hapur pa i dhene llogari njeriu sikur ta kishte pasurine e vet te trasheguar.

    A ka zot ky vend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *