• |
ide | kryesore

Primaret në PD, deputeti garon për Bashkinë Vau i Dejës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër politikan i është bashkuar procesit të primareve në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të vitit 2023. Deputeti i PD-së, Zef Hila ka konfirmuar se do të garojë në procesin e primareve për bashkinë e Vaut të Dejës. Këtë e ka konfirmuar vetë demokrati me anë të një postimi në Facebook.

“Dua të ndajë sot me ju vendimin për të paraqitur kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Vau Dejës, nëpërmjet proçesit të Primareve. Kam marrë këtë vendim për disa arsye, të cilat dua t’i paraqes këtu, bazuar në integritetin tim, në përgjegjshmërinë dhe eksperiencën time, në respekt të marrëdhënieve të forta, që kemi ndërtuar bashkë në shumë vite, për të gjetur mirëkuptimin me ju, qytetarë, demokratë, simpatizantë dhe çdo banor në territorin e Bashkisë Vau Dejës” – shkruan Hila ndër të tjera.

Deputeti i PD-së thotë se arsyeja kryesore e kandidimit është për qytetarët dhe mbështetësit e tij. Kujtojmë se më herët, Zef Hila ka qenë kryetar bashkie në Vaun e Dejës.



5 Comments

  1. Po nuk shkon posteri ne sfond me “Rrezik” dhe ne plan te pare fytyra e ketij tipit!

    Sepse mesazhi qe i jep ne menyre subliminale elektoratit eshte qe ky Tipi ne fakt dhe Jo Kundershtari perben rrezik. Rrezik nga Ariu, nga Rinoceronti, nga Derri i Eger… Kapish?!

    Dhe kjo vlen edhe per fytyren e Berishes… e keshtu me rradhe…

    1. Jorgooo,e bleve ilaçn kundër majasëllit që të kam këshilluar?
      Dylberis hemoroidis quhet.E ka përdorur edhe Rama kur ishte në Paris.I ka dhënë efekte çudibërëse.

  2. Iku i pari Mark Marku, iku Grida Duma, iku Alfred Rusha, iku, iku, iku. Kanë 32 vjet vetëm largohen me mijëra drejtues dhe kontribues nga kjo parti që vetëm demokratike nuk është.

    Po ikin të gjithë ata që janë afër dhe e kanë kuptuar se me Sali Berishën e kanë humbjen në xhep.

    Po qëndrojnë vetëm disa kufoma që kanë vdekur politikisht

  3. Nèse ka dikush qè e ka kthyer fizionominè PD ,ai èshtè njè i vetèm ,doktor Berisha i nderuar.Kètè e dijnè dhe e pranojnè tè gjithè tè larguarit me ose pa dèshirè ,sepse narkoshteti dhe narkokryeministri gangster èshtè mjeshtèr i tinzakllèkeve nèntoksore mafioze,sepse moçali i krijuar nga mugosha dhe popoviqi qysh nè vitin e hershèm 1945 ,vazhdon e njèjtè me metoda mè tè sofistikuara tè kohès ,por èshtè i njèjti moçal i quajtur PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *