• |
ide | kryesore

Refuzoi Botërorin për një ftesë kundër Shqipërisë, Arnold: “Volpato hoqi dorë nga grumbullimi në Katar”

-Instant, Sport
Volpato



Cristian Volpato nuk do të shkojë në Kupën e Botës në Katar me Australinë. Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi i Romës vendosi të hiqte dorë nga turneu, që mund të ishte përvoja e një jete. Lajmin e bujshëm e ka bërë të ditur trajneri i Socceros, Graham Arnold: “Ai ka vendosur të refuzojë ofertën time për të luajtur për Australinë në Katar. Ishte vendimi i tij, Cristian nuk dëshiron të marrë një vendim kaq të madh në këtë moment të karrierës së tij. E kjo është në rregull për mua”. Realisht, pavarësisht moshës së tij të re, Volpato duket se e ka marrë vendimin.

Kjo heqje dorë është një mesazh i qartë për Roberto Mancinin. Lojtari ka luajtur tashmë me kombëtaret e të rinjve të Italisë dhe ka refuzuar një thirrje të rëndësishme siç është Kupa e Botës. Kjo është një deklaratë se ai dëshiron të vazhdojë të mbajë fanellën e të kaltërve edhe në të ardhmen.

ARNOLD I TRISHTUAR, SQARON

“Deri në orën 23:00 mbrëmë po përpiqesha të bindja Volpato të bashkohej me ekipin. Nuk ishte vendimi im – shpjegoi trajneri Arnold -. Fola me Cristian tre herë. Kisha folur me të edhe herë të tjera. Dje i thashë se ishte mes 26 lojtarëve të thirrur për Kupën e Botës. Ai më tha se donte të mendohej dhe të fliste me njerëzit e afërt për të kuptuar se çfarë ishte më e mira për karrierën e tij. Ai më vonë vendosi të refuzojë ofertën time për të luajtur për Australinë në Katar”.

Lajm i mirë për Mancinin, por edhe një lajm i mirë për José Mourinhon. “Fëmija”, siç e quajti Special One në konferencë, do të qëndrojë në Trigoria me ekipin gjatë Botërorit. Kështu, ai do të ketë mundësinë të punojë së bashku me shokët e skuadrës që nuk do të largohen për në Katar. Një zgjedhje që Roma sigurisht e vlerësoi. E ndoshta do ta shtyjë trajnerin e Italisë ta thërrasë sulmuesin për miqësoren ndaj Shqipërisë të planifikuar më 16 nëntor në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *