• |
ide | kryesore

Reportazhi i Daily Mail: Trafiku i emigrantëve nga shqiptarët dhe kurdët

-Instant, Arkiva, Kryesore
kurdët



Media britanike “Daily Mail” ka publikuar këtë të hënë një artikull, ku shpjegon intinerarin që ndjekin emigrantët e paligjshëm që largohen nga Shqipëria në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas artikullit rritja e emigracionit ilegal nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, po nxitet nga një rrjet shumë i suksseshëm i kontrabandës së qenieve njerëzore, të cilët përfshijnë bandat shqiptare dhe ato kurdët në Francë.

Media britanike shkruan ndër të tjera se, janë bandat shqiptare ato që u sigurojnë emigrantëve të paligjshëm udhëtimin drejt Francës e më pas qëndrimin për një natë atje në një hotel të lirë. Më pas janë kurdët ata të cilët drejtojnë gomonen nga Franca drejt Britanisë së Madhe.

Ndërkohë, thuhet se në momentin që ata hipin në gomone, bandat kurde i fotografojnë emigrantët dhe pasaportat e tyre për t’u siguruar që ata të paguajnë tarifën 4.300 paund.

Pjesë nga artikulli i Daily Mail

Rritja e emigracionit ilegal nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, po nxitet nga një rrjet shumë i suksseshëm i kontrabandës së qenieve njerëzore, të cilët përfshijnë bandat shqiptare dhe ato kurdët në Francë.

Këto janë gjetjet e një hetimi, teksa mësojmë se emigrantët udhëtojnë nga Shqipëria drejt Francës veriore, aty ku rezervojnë në disa hotele të lira në Dunkirk. Ata presin atje derisa të krijohen kushtet e mira atmosferike për të udhëtuar.

Ndërsa hipin në gomone, “gangsterët” i fotografojnë për t’u siguruar që ata të paguajnë tarifën prej 4,300 paund për udhëtimin. Gazeta britanike ka kontaktuar me burime zyrtare dhe me vetë emigrantët për të krijuar një pamje më të qartë sesi shqiptarët po arrijnë në Britaninë e Madhe.

Më shumë se 12,000 shqiptarë kanë mbërritur në MB deri më tani këtë vit – rreth 10,000 prej të cilëve mendohet se janë të rinj beqarë. Udhëtimi i tyre shpesh fillon në zona më të varfra si qyteti i Kukësit në verilindje të vendit, ku deri në një e treta e njerëzve të moshës 16 deri në 29 vjeç janë të papunë.

Kontrabandistët i reklamojnë shërbimet e tyre në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, dhe pasi të kenë rekrutuar dikë, i lidhin me disa shqiptarë të tjerë në Francën veriore. Në këtë pikë, ato do t’u kalohen gangsterëve kurdë që drejtojnë kalimet me gomone për në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptarët kanë shijuar udhëtimin pa viza me BE-në që nga viti 2010, duke lejuar shumicën e emigrantëve të arrijnë në veri të Francës me fluturime përmes qyteteve si Barcelona dhe Brukseli. Pasi kanë mbërritur pranë bregut të Kanalit, shumica rezervojnë hotele të lira, ndërsa më të varfërit bashkohen me azilkërkuesit nga vendet e tjera në kampet jashtë Calais.

Më pas ata kontaktohen nga bandat kurde për të mësuar se ku dhe kur do të takohen. Ata përdorin aplikacioni WhatsApp ose Telegram. Emigrantët ose familjet e tyre ose paguajnë trafikantin që fillimisht i rekrutoi ata nga jashtë, ose ndërmjetësin në Francën veriore.

TikTok videos show dozens of Albanian migrants making the crossing, with this group unfurling the nation's flag on the boat

Shqiptarët që gjejnë emigrantët e paligjshëm, zakonisht merrnin një komision nga 1000 deri në 2000 £, disa prej të cilave shkojnë edhe për bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri. Për të siguruar pagimin e çdo fondi të papaguar, bandat kurde fotografojnë çdo migrant dhe pasaportat e tyre. Emigrantët thanë se kushdo që kalon nëpër kontrabandistët e njerëzve rrezikon të ndiqet dhe të vritet në Mbretërinë e Bashkuar.

Një tjetër burim në Francë tha: “Është një model shumë i suksesshëm. Nuk kemi parë asnjë përleshje apo vrasje mes shqiptarëve dhe kurdëve.”

Ministrat janë zotuar vazhdimisht se do të godasin emigrantët e rinj nga Shqipëria, ndërsa ministri i imigracionit Robert Jenrick u zotua se qeveria do të punojë në një sistem për të përshpejtuar largimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi në Britani.

Shifrat e Home Office tregojnë se numri i emigrantëve shqiptarë që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne do të dyfishohet këtë vit në 5000.

Propozime të tjera mund të shohin shqiptarët të deportohen përpara se të mund të apelojnë kundër kërkesave të refuzuara për azil, të lihen me kusht imigracioni ose të etiketohen për të parandaluar arratisjen e tyre.

Në Francë, shumica e kërkesave për azil nga shqiptarët refuzohen brenda ditëve ose javëve, ndërsa kushdo që apelon çështjen e tyre kthehet në Shqipëri për të pritur rezultatin e apelit të tyre atje.

Prices start from £3,000 for adults and £2,500 for children and all guarantee '100 per cent safe passage' using top of the range rigid inflatable boats with life jackets provided

Didier Leschi, drejtor menaxhues i Zyrës Franceze të Emigracionit dhe Integrimit, tha se Franca ka vendosur një procedurë të shpejtë për të trajtuar kërkesat për azil shqiptar brenda disa ditësh ose javësh.

Despite attempts to clamp down on crossings numbers are continuing to surge thanks to the glossy adverts posted on TikTok and on Albanian social media. Even with the approach of winter and roughs seas and gale force winds the videos boast trips will 'continue all year round whatever the weather'

Shumica dërrmuese janë refuzuar dhe kushdo që apelon duhet të presë rezultatin në Shqipëri dhe jo të qëndrojë në Francë.

Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar më parë qeverinë për ‘diskriminim’ ndaj popullit të tij dhe tha se ishte ‘çmenduri’ të fajësonte vendin e tij për problemet e imigracionit dhe krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 39,913 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin këtë vit, tregojnë shifrat e përkohshme. Ministria e Mbrojtjes tha se 46 persona mbërritën me një varkë të hënën. /LAPSI.al



7 Comments

  1. Prape me artikuj tabloidesh angleze ju?!

    Po ju kam thene qe keta kane per borxh te lejne mbretin shtatezane vetem per te rrit audiencen.

      1. Po mire mo plak, ti ca halli ke?!

        Ke hall se Britaniket harxhojne leke ose me sakte pounde per te ndertuar Konsullaten?! 😀

        Kukesit mos ja qaj hallin se Kuksianet jane cuna te shkathet. Te pabese here pas here ne varesi te sa Maloke jane, por pergjithesisht kane bere prokopi. 😉

  2. Berisha mashtron publikisht për ditë, 3, 4, 5 herë në ditë, çdo herë që i vënë një mikrofon përpara dhe çdo herë që u shkruan ndjekësve të tij digjitalë. Berisha jeton me mashtrimin. Ai krijon jo paqe, por kaos dhe pasiguri.

  3. Në fillim u quajt ‘Parti e Tropojës’, e nganjëherë edhe ‘parti e Kavajës’, por nuk u bë kurrë ‘Parti e vlerave të Shqipërisë’. Sulmin ushtarak që zhvilloi qeveria e Partisë Demokratike kundër popullit të vet në vitin 1997 e 1998, e kalkuloi pikërisht si ‘luftë fisi’, ku militantët e Veriut do të pushtonin për vdekje njerëzit në Vlorë e në gjithë Jugun. Edhe në lidershipin e Foltores së Berishës që u zhvilluan para një viti, 25 për qind e liderëve ‘të zgjedhur’ ishin nga Tropoja dhe 15 për qind janë kushërinj e nipa e mbesa të Berishës.

  4. PD është ndërtuar në formën e piramidës ku lideri adhurohet, për liderin jepet jeta, liderit i thuhet në sy se ‘të dua më shumë se fëmijët e mi’, dhe i deklarohet se ‘për ty vras Edi Ramën’. I keni parë të gjitha në PD. Grida meriton të konsiderohet ‘e adhurueshme’ prej disa liderëve dhe anëtarëve të tjerë, sa kohë që lideri Berisha e ka shpirtin në ajër. PD ka formën e turmës, jo të një grupimi politik legal.

    1. Po PS cfare partie eshte? Nga vjen? Cili ishte lideri i saj 45 vjet?
      Lexo historine patronazhist idiot i dobishem. Duhet te njohesh prejardhjen tende per te kuptuar pse i ke derrasat mangut dhe vlen vetem per b…lepirje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *