• |
ide | kryesore

Shqipëria heq vizat me Republikën e Kazakistanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveri shqiptare ka arritur marrëveshjen me Republikën e Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza. Palët tregohen të gatshëm për të promovuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve me qëllimin lehtësimin e hyrjes në territoret përkatëse.

Kështu këta qytetarë do të përjashtohen nga kërkesat për vizë për hyrje të vetme ose të shumëfishta, daljen, tranzitin, qëndrimin e përkohshëm në territorin e secilit shtet jo më shumë se 90 ditë.

Për shtetasit e Republikës së Kazakistanit, periudha e qëndrimit do të llogaritet në përputhje me rregullat për qëndrimin e shtetasve të Republikës së Kazakistanit në zonën Shengen.

VENDIMI:

Për miratimin e marrëveshjes ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *