• |
ide | kryesore

Turqia nis të paguajë në rubla gazin rus

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Turqia ka filluar të paguajë një pjesë të gazit natyror që importon nga Rusia në rubla, sipas ministrit turk të Energjisë Fatih Domez. Në një intervistë për rrjetin TRT Haber, Fatih Donmez tha se në muajt në vijim do të rritet sasia e gazit natyror rus që do të paguhet në rubla.

Moska, e goditur nga sanksionet perëndimore pas pushtimit të Ukrainës po u kërkon blerësve që të paguajnë në rubla për të mbështetur monedhën ruse. Shumica e transaksioneve ndërkombëtare të energjisë bëhen në dollarë ose euro.

Turqia po përpiqet gjithashtu të nxisë tregtinë me lirën turke, e cila është dëmtuar nga politikat monetare joortodokse të udhëheqjes turke.

Ankaraja dhe Moska ranë dakord në shtator të fillojnë të paguajnë në rubla për furnizimet me gaz natyror.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *