• |
ide | kryesore

Zbulohet prezantuesi i Oscars 2023

-Instant, Paparazzi, Slider
Oscar 2023



Jimmy Kimmel do të prezantojë Oscar-in e 95-të më 12 mars 2023. Gruaja e tij Molly McNearney, do të jetë producente ekzekutive e shfaqjes së çmimeve, së bashku me drejtuesit Glenn Weiss dhe Richy Kirshner.

“Të jesh i ftuar për të organizuar Oscars për herë të tretë është një nder i madh ose një kurth”, tha Kimmel në një njoftim për shtyp. “Sido që të jetë, i jam mirënjohës Akademisë që më pyeti kaq shpejt pasi të gjithë të mirët thanë jo.”

Weiss dhe Kirshner u shprehën të ngazëllyer që kanë kthyer moderatorin.  “Ne jemi shumë të emocionuar që Jimmy do rikthehet në këtë skenë globale,” thanë ata. “Ne e dimë se ai do të jetë qesharak dhe gati për çdo gjë!” Fituesi i çmimit Emmy priti çmimet Oscars në 2017 dhe 2018.

Përpjekja e fundit e Jimmy si drejtues në 2018-ën pësoi një vlerësim të ulët  për shfaqjen, me 26.5 milionë shikues. Ajo shkaktoi një grindje publike në mediat sociale midis komedianit dhe Presidentit të atëhershëm Donald Trump. Të enjten e kaluar, Kimmel foli se si Trump kishte ndikuar edhe në emisionin Jimmy Kimmel Live! duke zbuluar se ai kërcënoi se do ta linte shfaqjen në kulmin e epokës së Donald Trump, kur drejtuesit donin që ai të pushonte duke treguar shaka për presidentin e atëhershëm./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *