• |
ide | kryesore

Arrihet një marrveshje midis Shakira dhe Gerard Pique

Paparazzi, Slider



Çështja e vetëm që i mbante lidhur me njëri-tjetrin deri tani është zgjidhur. Shakira dhe Gerard Pique, pas shumë takimeve të dështuara më në fund kanë arritur në një marrëveshje përsa i përket kujdestarisë së fëmijëve të tyre.

Dhe po, siç e kishte shprehur edhe më parë këngëtarja kolumbiane ia doli me të sajën! Sasha dhe Milan do të transferohen për të jetuar në Miami së bashku më nënën e tyre.

Kjo marrëveshje mes ish-çiftit u arrit pas 12-orësh bisedime. Ishin avokatët përkatës të Shakirës dhe Pique-s të cilët ndanë me mediat detajet e përfundimit të takimit ku u shprehën: “Të dyja palët janë të lumtura.”

Për këngëtaren e “Te Felicito” jemi edhe ne të sigurtë që ka dalë mëse e kënaqur nga kjo marrëveshje. Mirëpo për ish-futbollistin nuk mund të themi të njëjtën gjë.

Djemtë e tij do të fillojnë sezonin e ardhshëm shkollor në shkollën që nëna e tyre tashmë ka gjetur për ta në Miami.

Kujtojmë që Shakira Mebarak dhe ish-mbrojtësi i Barcelonës, Pique, ishin bashkë që nga viti 2011, por nuk u martuan kurrë.

Ata u takuan pak para Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, kur ai u shfaq në videoklipin e Shakira-s “Waka Waka (This Time for Africa)”, kënga zyrtare e turneut.

Ata bënë publike fundin e lidhjes së tyre në një deklaratë në qershor të këtij viti.

Marrëveshja për kujdestarinë e fëmijëve u arrit një javë pasi Pique njoftoi tërheqjen nga futbolli profesionist dhe largimin nga klubi i tij i zemrës, Barcelona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *