• |
ide | kryesore

Berisha: Në aferën e Portit të Durrësit janë Rama, Vuçiç e Lukashenko

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ndarë



Kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit, duke e cilësuar një aferë korruptive dhe sipas tij që bashkon, Ramën me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe atë të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenkon.

Berisha tha pas fjalës në parlament se poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompanitë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. Ishte transaksion formal, i mori të gjitha Amari i Edi Ramës, por se drejtuesi i vërtetë është ‘Bratja Kariç’, vëllezërit Kariç.

“Megaafera më e madhe në të cilën bashkohen, Vuçiç, Rama dhe Aleksandër Lukashenko. Epiqendër e kësaj afere janë vëllezërit Kariç, të njohur si portofoli financiar i Lukashenkos. Kompanitë e Dragomirit, kanë qenë kompani mbizotëruese në Bjellorusi dhe në Beograd. 

Këto kompani janë sanksionuar ashpër nga gjithë bota e lirë. Poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompanitë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. Ishte transaksion formal, i mori të gjitha Amari i Edi Ramës. Drejtuesi i vërtetë është ‘bratja Kariç’, vëllezërit Kariç. Këtu del një nga lidhjet më të fuqishme të Edi Ramës, i cili ka për flamur, flamurin e Beogradit, ka për zot paratë që vjedh me Vuçiç. Afera e djegësave me 420 mln euro është as 1 e dhjeta e aferës miliardëshe të portit të Durrësit. Flet në parlament si i kalamendur nga droga. Kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë, por e vërteta është se për çdo aferë do përballet me drejtësinë, sidomos pas heqjes së parashkrimit. Fjalën më të rëndësishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, revolta e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet. 

Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet e tyre ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm. Iu ka tjetërsuar flamur e çdo gjë”, tha Berisha.



12 Comments

  1. Lexhenda Sali i di te gjitha, se cfar ndodh.
    Po parat ruse te Lulkes. Se si i shpetuan??? Kodosh ishte ai Luli.

  2. me rrot kari burre se ky dordoleci i vucidolit nuk ka ne ballkan….Paguhet me rubla ruse e dinare Serbe dhe akuzon Edi Ramen si pro rus hahahahahahaha shkerdhate shpellash….

  3. Sa here qe ne Shqiperi vijne investime te medha, sa here qe vendi ka mundesi per zhvillim, fillon del Spiuni i Beogradit, Birish Vucitolsi dhe e kundershton!

    Iku koha jote o i mjere. Kot nuk te shpalli non grata Amerika dhe Anglia!

  4. PD është ndërtuar në formën e piramidës ku lideri adhurohet, për liderin jepet jeta, liderit i thuhet në sy se ‘të dua më shumë se fëmijët e mi’, dhe i deklarohet se ‘për ty vras Edi Ramën’. I keni parë të gjitha në PD. Grida meriton të konsiderohet ‘e adhurueshme’ prej disa liderëve dhe anëtarëve të tjerë, sa kohë që lideri Berisha e ka shpirtin në ajër. PD ka formën e turmës, jo të një grupimi politik legal.

  5. Ty o Sale, te ha gangrena vetem nga inati qe po investohet kaq shume ne ndetimin e nje porti kolesal, edhe do thuash cdogje, vetem sde se kapercen dote, ik o te qifsha robt o koqe se ne duam zhvillimin e Shqiperise, edhe jo si nevojtore kur ishe ti ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *