• |
ide | kryesore

Dha alarmin fals për bombë në Gjykatën e Apelit, identifikohet autori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
alarm per bombe ne gjykaten e apelit



Personi që telefonoi dhe alarmoi autoritetet për vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit është gjetur. Blutë njoftojnë se është arrestuar 47-vjeçari J.K. Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

47-vjeçari dyshohet se telefonoi rreth orës 11 të martën për të njoftuar mbi vendosjen e një lënde eksplozive në godinën e Gjykatës së Apelit. Ai do të përballet me drejtësinë për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Njoftimi i plotë: 

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Antiterrorit u kryen veprimet e para hetimore, verifikuese dhe kontrolluese, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të Repartit Special RENEA dhe me efektivët e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, Tiranë. Pas tërësisë së veprimeve të kryera, në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive.

Në vijim të veprimeve, nga Drejtoria e Antiterrorit u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, për shtetasin J. K., 47 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor.

Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dokumentimin e plotë të kryerjes së veprës penale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K., të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *