• |
ide | kryesore

Drake dhe 21 Savage paditen nga Vogue

-Instant, Paparazzi, Slider



Botuesi i ‘Vogue’, Condé Nast, ka ngritur një padi prej 4 milionë dollarësh kundër Drake dhe 21 Savage. Dyshja krijoi botime false të Vogue me veten në kopertinë për të promovuar albumin e tyre  “Her Loss”.

Kopjet u bënë virale në mediat sociale. U vendosën postera të rremë në Nju Jork dhe u shpërndanë  në vende si Miami, Atlanta dhe Los Angeles. Madje Drake shkroi në Twitter së bashku me imazhin e kopertinës “Unë dhe vëllai im nesër në stendat e gazetave!! Faleminderit @voguemagazine dhe Anna Wintour për dashurinë dhe mbështetjen në këtë moment historik.”

Sipas padisë,Nast kërkoi që Drake dhe ekipi i tij të ndalonin “përdorimin e paautorizuar të markës tregtare Vogue duke hequr postimet dhe ndërprerë çdo shpërndarje të kësaj ‘reviste. Botuesi u shpreh se ata duhet të lëshojnë një deklaratë publike që sqaron se nuk ishten jë kopertinë e vërtetë e Vogue.”

Thuhet se botimet që reperët publikuan ishin të numrit tetor të Vogue, me disa faqe të modifikuara për të mbivendosur logot promovuese për albumin. Të tjerat përfshijnë imazhe të redaktores  Anna Wintour. “Wintour nuk autorizoi përdorimin e imazhit të saj për të promovuar albumin e të pandehurve”, shkruhet në ankesë.

Promot për albumin e ri të Drake dhe 21 Savage përfshinin gjithashtu intervista të rreme. Një intervistë e Howard Stern, një performancë “SNL” dhe një koncert “Tiny Desk” të NPR./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *