• |
ide | kryesore

Gazidis largohet nga Milan pas katër vjetësh: CEO kuqezi nuk do të rinovojë “por Klubi mbetet gjithnjë brenda meje”

-Instant, F1, Sport
Gazidis



Ivan Gazidis do të largohet nga Milan më 5 dhjetor. Pas katër vitesh dhe një titulli të fituar, CEO i kuqezinjve thotë lamtumirë. Brenda pak javësh marrëveshja e tij me klubin kuqezi do të mbyllet përfundimisht, pa mundësi rinovimi. AC Milan e bëri të ditur me një deklaratë zyrtare plot përzemërsi dhe mirënjohje: “Dua të falënderoj nga zemra Ivan për pasionin dhe përkushtimin e tij. Por mbi të gjitha për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë për klubin tonë”, tha presidenti Scaroni.

“AC Milan njoftoi sot se kontrata e Ivan Gazidis do të përfundojë më 5 dhjetor 2022. Ivan Gazidis hyri te AC Milan si CEO në dhjetor 2018 dhe e drejtoi klubin përmes një periudhe rritjeje dhe modernizimi. Si në fushë, ashtu edhe në aktivitete të tjera të lidhura me biznesin.

VLERËSIMI I SCARONI

Duke komentuar njoftimin, presidenti i AC Milan, Paolo Scaroni tha: “Në emër të të gjithë atyre që janë të lidhur me AC Milan, do të doja të falënderoja sinqerisht Ivan për pasionin dhe përkushtimin e tij. Por mbi të gjitha për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë për klubin tonë. Duke përfaqësuar dhe përhapur vlerat themelore që na dallojnë”.

“Siç e thashë gjatë mbledhjes së fundit të aksionerëve, është shumë e lehtë të jesh President i një kompanie që ka një CEO me cilësitë e Ivan. Gjithashtu do të doja t’i uroj personalisht një periudhë relaksi të merituar me familjen e tij. Si dhe çdo sukses për kapitullin e tij të radhës profesional”, ka përfunduar Scaroni.

FJALËT E GAZIDIS

“Do të largohem nga Milani pas katër viteve të mrekullueshme dhe sfiduese – deklaroi Ivan Gazidis -. I detyrohem shumë këtij klubi, njerëzve të tij, tifozëve e këtij qyteti, për të cilin jam i bindur se më kanë shpëtuar jetën”. Gazidis do të mbetet plotësisht funksional në rolin e tij si CEO deri në datën e përfundimit të kontratës. Klubi do të komunikojë pasardhësin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *