• |
ide | kryesore

Piqué, lamtumira e futbollit me karton të kuq e ofendime ndaj arbitrit Manzano: “Je arbitri që na e ka futur më shumë”

-Instant, Sport
Manzano



Karriera e Gerard Piqué përfundoi me një përjashtim nga pankina në minutën e 45, të ndeshjes Osasuna-Barcelona. Mbrojtësi katalanas ka sulmuar ashpër arbitrin Gil Manzano në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes. “A e pe cfarë goditje këndi na fërshëlleve kundër? -janë frazat e Pique të shënuara në raportin e arbitrit -. Je arbitri që na e ka futur më shumë. Është një turp i ndyrë, bir i shëmtuar ku*ve”. Pique sigurisht i referohet vendimit për të akorduar një goditje këndi që parapriu golin e vendasve.

Pique është ankuar në mënyrë të ezagjeruar për përjashtimin e shokut të tij të skuadrës Lewandowski. Mbrojtësi ka akuzuar Gil Manzano se u tregua shumë i ashpër me të verdhën e tij të dytë. Si të mos mjaftonte kjo, ai drejtoi gishtin edhe mbi aksionin që çoi në golin e vendasve. Goli u vlerësua pavarësisht një kontakti të mëparshëm ndaj Marcos Alonso dhe pas një këndore shumë të dyshimtë.

Ka qenë vetë Gil Manzano, në raportin e tij pas ndeshjes, që ka shpjeguar në detaje debatin me Piqué. “A e pe se çfarë këndore na fërshëlleve kundër? – lexohet në raport -. Pasi delegati i klubit u informua për përjashtimin e këtij lojtari, ai vazhdoi të përsëriste të njëjtat shprehje. Më pas ai u shoqërua në dhomën e tij të zhveshjes nga stafi i klubit të tij, ndërsa më drejtohej mua me fjalët e mëposhtme: ‘Një turp i ndyrë, bir i shëmtuar kur*e…’. Për mbrojtësin spanjoll ky është përjashtimi i 11-të në karrierën e tij me Barcelonën, një rekord. Një mënyrë vërtet e keqe për t’i dhënë fund një karriere të lavdishme dhe të suksesshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *