• |
ide | kryesore

“Mbrojta jetën teme, jetën e shokëve”, rrëfimi i Paplekajt për vrasjen në Elbasan

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Paplekajt



Deri tani për ngjarjen e 21 Prillit në Elbasan, ku Arbër Paplekajt vrau Pjerin Xhuvanin është dëgjuar vetëm varianti i ish-kryepolicit Ardi Veliu dhe i ish-prokurorit të qytetit Alfred Shehu. Të dy, sollën një version që u duk se ishte në funksion të atmosferës së zgjedhjeve të 25 Prillit dhe që më vonë rezultoi i manipuluar. Ende sot, versioni i prokurorisë la të paqartë një detaj të rëndësishëm nga dinamika e skenës së krimit: Kush qëlloi i pari?

Përgjigjia zbulon nëse Arbër Paplekaj qëlloi për vetëmbrojtje apo mund të mos kishte qëlluar dhe të shmangte fundin tragjik të përplasjes.

Për herë të parë, rrëfimi i Paplekajt është zbardhur nga gazetari Basir Çollaku dhe aty zbulohen detaje se si ndodhi vrasja, gjithnjë si version i të akuzuarit.

Neutralizimi i policëve përballë të fortëve në Elbasan

Ndërsa përshkruan nisjen e konfliktit, Paplekaj thotë se gjatë të gjithë kohës ishte në “gjumë”. Me këtë nënkupton se instiktet e tij prej vrasësi, të fituara në shkollën e policisë, si pjesë e Antiterrorit dhe gjatë luftës në Afganistan i kishte të fjetura. Arsyeja ishte se në vendngjarje ishte policia. Paplekaj nuk kishte llogaritur se policia në Elbasan prej vitesh ishte vetë në “gjumë”, përballë të fortëve të lidhur me politikën.

“Në momentin që drejtuesit e policisë, punonjësit e policisë, kanë ardhë aty, unë kam ken në gjendje totalisht të fjetun. Pse? Kam punuar 10 vjet në Polici të Shtetit. Çdo fjalë që unë flas ktu e flas me përgjegjësi të plotë, edhe mundet me u vërtetu me 100 njerëz jo me 1. Asnjëherë një kriminel, një grup i organizum i krimit, asnjë shans nuk ka pas me dal i fitum me mu. Unë kam drejtu operacione anti terror, kam drejtu operacione kundër terrorizmit, kundër krimit të organizum, nuk ka asnjë shans asnjëherë, që krimi ka dal i fitum me mu. Ardhja e policisë për mu ka ken direkt vënie në gjumë, edhe shikohet edhe në filmim, unë jam krejt i qetë. Në atë moment mbaj mend vetëm që ka ardhë një turmë edhe jam zgju nga gjendja e gjumit edhe kam pa duke sulmu gjithë njerëzit që ishin me mu. Instikti i parë ka ken me shku në atë turmë me nda njerëzit. Në momentin e parë jam ken me të dy duart lart, e kam shumë të qartë kët gjë, tu than “Mos, mos, se nuk ban kshu, secili në punë të vet”, me predispozitën e vetme me nda. Nuk më shkonte në mend, as me u përplas fizikisht, asgjë. Pse? Nji, ishte policia. E dyta, kisha pa tre njerz me çantë dore, me çantën që mbahen krahaqafë. Unë kam eksperiencë në polici të shtetit. Nuk ka asnjë në këtë sallë që është përplas me armë si unë. Jam përplas me armë për me shpëtu jetën e një doktori, vrasje e cila do u bënte në një ambjent ku kishte mbi 100 njerëz. Jam përplas me armë, personi është arrestu, njerëzit që janë ken me mu kanë shpëtu. Jam përplas për me shpëtu jetë gjyqtari, jam përplas disa herë me armë. Në atë moment unë e disha, dhe e perceptova rrezikun por nuk kisha në mend me u përplas sepse thashë, ishte policia dhe e dyta shikosha tre njerez me armë në dore. Nuk isha budall me i ra kujt ose me u shty me kënd. Di që kam fol me një person që më është duk ma seriozi, se ka pasë xhaketë më duket, që “Secili në pun të vet, secili në pun të vet”.

Lexo edhe: Del VIDEO/ Si u ekzekutua Pjerin Xhuvani 4 ditë para zgjedhjeve në Elbasan

Lexo edhe: DOSJA/ Kush është “ushtari” i Nuredin Dumanit i pranishëm në vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Acarimi i situatës

Është tashmë e provuar se grupi që kishte ardhur në ndihmë të Partisë Demokratike, pasi kapi Mehmet Grecën, patronazhistin e PS që shpërndante para lajmëroi policinë dhe kërkoi ta dorëzonte tek forcat e rendit. Por në këtë moment aty mbërrijnë disa persona, që sipas Paplekajt ishin të armatosur dhe njëri prej tyre ishte Pjerin Xhuvani. Paplekaj e përshkruan acarimin e situatës si më poshtë:

“Në atë moment unë e disha, dhe e perceptova rrezikun por nuk kisha në mend me u përplas sepse thashë, ishte policia dhe e dyta shikosha tre njerez me armë në dore. Nuk isha budall me i ra kujt ose me u shty me kënd. Di që kam fol me një person që më është duk ma seriozi, se ka pasë xhaketë më duket, që “Secili në pun të vet, secili në pun të vet”.

Në kët moment, unë nuk e kuptoj… pa e sha një person, pa e ofendu, pa e shty, pa i ra, pa asgjë, më ka ardhë ai person, me një egërsi që unë nuk ta përshkruaj dot. Asnjë person, unë jam përplas në jetën teme, po pa asnjë shkak, me një urrejtje. Unë e kam edhe në kët moment fytyrën e tij, me një urrejtje, me fjalë që unë as i kam përmend as kam me i përmend ndonjëherë në jetën teme që i ka përdor. Me më sha ropt je duke më sha nanën teme. Nana jeme ashtë nderi i dajëve të mi. Me më sha ropt, je duke më sha motrën teme. Ashtë nderi i babës tem, nderi i dhëndrave të mi, nderi i nipave të mi. Me më sha grun, ashtë nderi jem. Po me më sha vajzën 13 vjeçe…ta harrojë kush se e duroj. Nuk ja kam sha kurrë në jetën teme kurrkujt”.

Plagosja e Pavlo Vuksanit nga gupi i PD

Një nga personat e plagosur në ngjarje është edhe Pavlo Vuksani, ish-polic. Ky ishte momenti që siç tregon Paplekaj “zgjoi” tek ai instiktet e fituara ndër vite, pasi pa shokun të rrëzohej dhe kur u ndje vetë i rrezikuar për jetën e tij. Sipas tij, krisma e parë ishte ajo që erdhi nga grupi tjetër dhe la të plagosur Vuksanin.

“Mirë sharje, nuk ka problem. Shtyrje, dhunë, nuk ka problem. Në momentin final, ka ken një shtyrje e fortë me sharjen finale që ka ba, me afrimin e dorës te trupi edhe në kët moment ka pas krisëm, kur kam pa Pavlon… Pavlon, nuk do hy me e përshkru, nuk du me ju marrë kohë, çfarë ka ken për mu e ça është për mu. Kam pa Pavlo Vuksanin që humbi ekuilibrin dhe tha “Oh mos!”. Vetëm kam ndi “Mos”, bërtitje, dhe dorën mbas krytit. Në atë moment, po ju them, unë jam ba copë mishi. Nuk kam ken njeri, nuk kam ken Arbër Papleka. Jam ba copë mishi. Kam ba atë që jam trajnu, kam ba atë që jam betu, kam ba ca jam përgatit tan jetën teme. Kam mbrojt nderin tem, kam mbrojt jetën teme, jetën e shokëve të mi. Kam gjujt kur kam pa rrezik, kam gjujt kur kam pa armë. Di që kam vepru instiktivisht, di që nga momenti që kam nxjerrë armën, nga momenti që kam pa Pavlon që ka humb ekuilibrin, deri në momentin që kam shku afër parkingut ku kam marrë makinën… Unë në jetën teme kam kalu rreziqe, kam ken në Afganistan, thashë jam përplas me armë, por në jetën teme unë nuk di një moment ku unë të kem pas një… nuk e përshkruj dot me fjalë po kan ken thjesht veprime mekanike, copë mishi. Nuk ekzistonte më asgjë fiziologjike tek unë. Ishte thjesht veprime robotike, veprime për të cilat unë isha përgatit për me vepru me mbrojt veten time, kan ken instikte. Nëqoftëse mund ta krahasoj, e krahasoj vetëm me një moment në jetën teme kur ne bëshim vetmbrojtje në akademi, një profesor shumë i përgatitur të bënte 100 herë me ba një stil, dhe e kundërshtoshe, thoshe nuk e kuptoj pse më ben 100 herë me e bë kët stil, deri në momentin që unë u përplasa në rrugë edhe instiktivisht unë e bana atë stil edhe pse mendoja se unë s’e kisha mësu. Pra, du me thën që nga momenti që Pavlo e ka humb ekuilibrin deri në momentin që unë kam shku te parkingu, aty jam kthjellu dhe kam thanë “Tani duhet të ikësh nga Elbasani”. Ai ka ken momenti kur truni jem mund të them ashtë ndez prapë, “duhet të gjesh mënyrën me ik nga Elbasani”. Dhe i vetmi vend ku mendova unë me shku ashtë vendi që ka njerëzit e fundit në këtë Republikë që i shërbejnë këtij vendi me atdhedashuri dhe me ndjenjën e sakrificës. Ka problemet e veta ai vend po e di që aty janë njerëzit e vetëm ndoshta që kanë ngel që e donë kët vend me gjithë shpirt. edhe kam shku aty ku ashtë shpia jeme, te Renea, i vetmi vend ku jam ndi i sigurtë. Në asnjë moment s’kam mendu me ju shmang drejtësisë, në asnjë moment, i kam pas të gjitha mundësitë. Pse? E disha se pse e kam ba, e disha se si e kam lanë vendin e ngjarjes”

Akuza për manipulime

I gjendur në mes të një situate të ndikuar ekstremisht nga politika, sot Paplekaj thotë se janë bërë manipulime të vendit të ngjarjes. Ndërkohë që shpjegon edhe dinamikën e ngjarjes përmes pamjeve filmike të regjistruara nga kamera e sigurisë.

“Ka dhanë argumenta avokati, po të lexoni dosjen ka argumenta sa të duash me manipulime të paftyrshme që janë ba në atë vendngjarje. Nuk më prish punë, kam besim te Zoti.

ndërhyn gjyqtarja, duke thënë se kamera nuk manipulohet

Jam falenderues Zotit që është kjo kamerë sepse ajo tregon pikërisht këtë që po them unë. Sepse në kamerë gëzhojat në vendin e ngjarjes janë në rrugën Lef Nosi nga betonat, 13 gëzhoja, deri përpara makinës së policisë ku kanë ken 4 oficerë policie. Gëzhojat janë pikërisht në atë gjatësi. Kamera nuk ka filmuar asnjë nga këto dy personat që kanë gjujt. Nëqoftëse këto dy personat do kishin gjujt nga ai vend, ku janë gëzhojat, kamera e kap këtë fushëpamje. Jo vetëm që kamera e kap, por 4 oficerë policie në fuoristradën e bardhë Land Rover janë ken me sy ku dëshmojn se nuk kena pa asnji tuj gjujtë përpara nesh.

Prandaj, kamera nuk është e manipulume. Jam shumë falenderues Zotit që ajo kamer është sot. Jam shumë falenderues prokurorisë që e ka administruar atë prove”.

Në rrëfimin e tij, Paplekaj thotë se nuk u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë, por iu desh të largohej nga Elbasani për t’u dorëzuar tek RENEA. Ai kërkoi drejtësi nga gjykata, ndërsa iu drejtua me disa fjalë edhe vajzës së Pjerin Xhuvanit.

“Ajo vajzë ka të drejtë me folë ça të dojë, ajo vajzë ka të drejtë me keqkuptu, me keqinterpretu uljen e krytit tem. Kushdo tjetër që uljen e krytit tem e keqinterpreton, nuk i bën llogaritë mirë. Ajo vajzë është e vetmja në kët botë që unë kam për t’nejt me krye ulë deri ditën që të vdes” e ka mbyllur fjalën e tij Paplekaj.



22 Comments

    1. Papleka ti je pergatit per lufte. Cdo gje eshte e qarte.
      ke vepru per vetmbrojtje. Ska rendesi bardhi balla e kushdo qofte. Ke mbrojt veten, dhe shoket e tu.
      Fjalet e tua per vajzen e pjerinit tregijnw humanizem nder dhe burrni. Cilesi te harrume per masen fellaine Nderimet e mia.
      Zoti te rujt!

    1. Burra nuk quhen ata qe duke mbuluar detyra shteterore ne pozicione qe me kushtetute duhet te jene absolutisht jashte politikes, marrin pjese te armatosur ne aktivitete/manipulime elektorale. Dhe arrijne deri aty sa te perleshen me arme e te vrasin njerez. Arsyetimet se mua keshtu me ka mesuar instruktori “te veproje instiktivisht e te vrase njerez!!!” eshte sa femijnore aq edhe idioteske! Ky eshte bythqirllek puro dhe ky lloj bythqirlleku, nuk ka ngjyre, eshte sa mavi aq edhe blu.

  1. Ky eshte “bure”qe per te mbrojtur veten e shoket shpellkare vrau Gjovani dhe nuk vrau ate qe po sulmonte grupin e Salihut,ky eshte bure qe vret nje njeri qe nuk ka pasur lidhje me sherrin

    1. Sali Berisha tregon se në atë kohë, ish- ambasadori Donald Lu i pat shkuar në zyrë dhe i ka treguar dosjen e financimeve ruse për PD. Nga mënyra si e tregon Berisha, e vetmja gjë e qartë është se Berisha ka refuzuar ta pranojë atë dosje. Vet ambasadori Lu nuk ka folur publikisht për këtë çështje.

      Por pse amerikanët shkuan tek Berisha dhe jo tek Lulzim Basha për dosjen ruse?Te vriste vrasesit sic thote njeri ketu lart dhe jo nje Gjonvanin qe nuk kishte arme me vete

  2. Jo të mos ndërhynte dhe të bëhej kasaphana.E din mor Andreas se kush ishin ata kriminela që erdhën të armatosur?? Njerëz që të vrasin me gjakftohtësi të madhe.U plagosën 4 persona nga grupi i tij e sipas teje të rinte e të shikonte.Ai nuk i tregua b….q..ë si ata policë të shtetit që i shpëtoi shurra dhe ata politikanë kriminela që angazhojnë kriminela.Vrau nji pa ditur kush ishte por pavarësisht ai ishte pjesë e grupit të kriminelave.Nga një familje e nderuar dikur në mbretëri po shumë aktive gjatë diktaturës.A e dini kush nipi i tij? Personi që ka vra pesë veta në Tiranë.Besoj se e kupton për kë flas.

  3. E lexova shkrimin dhe sinqerisht u mallengjeva sidomos me pjesen e fundit kur thua : Ajo vajzë është e vetmja në këte botë që unë kam për t’nejt me krye ulë deri ditën që të vdes” . Besoj verberisht ne theniet e tua sepse nje njeri qe beson ne Zot , ne familje e ne atdhe mund te gaboje edhe te beje faj por kurrsesi krim . Qe diten e pare te kesaj ndodhie kameqene i bindur se nuk je fajtor dhe se gjithçka ishte per vetembrojtje . Megjithate duhet thene se nje jete njeriu iku nga kjo bote , me apo pa faj , thjesht per tekat e politkes . Uroj dhe shpresoj qe gjithçka te shkoj per mire per ju , Zoti te qofte prane gjithmone . Gjithashtu te keshilloj qe perveç vajzes se viktimes nje falje duhet tua kerkosh edhe prinderve te tij , vellezerve e motrave , te afermeve por ne veçanti nenes se tij .

  4. Ai u afrua duke shtrënguar duart me ish-kryeministrin teksa tha se ky është fati më i madh i jetës së tij.

    “Unë e porosita ta bëj 2 me 2 sa një derë e blinduar. Por ai ma bëri të vogël, tha ka rëndësi që është simbolike.

    Kam kënqësinë t’i jap dorën doktorit. Është fati më i madh i jetës time të takoj doktorin pas 30 vitesh që e ndjek pas”Tju rroje sa malet enveri o cecene te salihut

  5. Te kishte ca me shume burra si ky djale fisnik, do kishte shume me pak bq ne qarkullim!
    Zoti te ndihmofte!

  6. Mire po cdonte ky ne Elbasan??? Cpune kishte ky me lene 4 kalamanj ne shpi e me u marre me mbrojtjen e votes ne Elbasan??? Cpune kishte ky qe te merrje pjese ne nje grup te strukturuar e te armatosur nen urdherat e Bashes dhe PD-se?

  7. Nuk ekziston asnje indicio qe lidh Bogoljub Kariçin me kete projekt dhe spekulimi qe ka bere sot Berisha; perveçse eshte alibi e gatshme per pronaret e vertete te ketij projekti, eshte njeheresh dhe tregues esencial i impotences se opozites, e cila flet perralla dhe permend emra badjava, duke mos ditur asnje gje per pronesine e kompanive offshore, por e njejta opozite ama nuk pipetin per kontrata korruptive koncensionare te lidhura ne Tirane, me perfitues krejt te identifikueshem dhe te qarte.Le femijet rrugeve per salih karaxhic berisha e spiunin metaj,prit cigaret nga salihu tani

    1. Atëhere të bëhet transparencë: është Kariçi,sali karaxhiçi apo edvin vuçiçi.
      Çudi,mbrojtësit e Ramës ,ka 10 vjetë që e kanë harruar fjalën transparencë.

  8. në fakt publikimi i këtij spoti tregon një skandal të ;Rithemelimit; dhe Sali Berishës. Në video shikohet qartë se flamuri kombëtar përdhoset, mbulohet me një bojë vjollcë. Ky veprim është një shkelje e hapur e ligjit dhe mbi të gjitha është një krim i parashikuar edhe në Kodin Penal.

  9. Tha se nuk i del rroga dhe e mban vëllai me para, Belind Këlliçi, mijëra dollarë për sponsorizime në rrjetet sociale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *