• |
ide | kryesore

Operacioni i policisë spanjolle në Vlorë, lirohen të gjithë të arrestuarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Të gjithë të shoqëruarit e një dite më parë nga aksioni në call center të ndryshëm në Vlorë janë liruar. Policia e Vlorës konfirmon se nuk ka asnjë person të arrestuar. Ndërkohë, hetimi vazhdon për personat që janë përfshirë. Sipas burimeve, janë sekuestruar kompjuterë dhe prova materiale të cilat mund të çojnë në zbulimin e skemave të mashtrimit ose personave të përfshirë në të. Hetimi vijon, diçka kjo e konfirmuar edhe nga policia e Vlorës.

Ditën e djeshme Guardia Civil spanjolle, e mbështetur nga policia shqiptare, ka zhvilluar disa kontrolle blic në disa kompani “call center” në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë. Kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimeve të përbashkëta me autoritetet spanjolle për mashtrimet online. Megjithatë nuk janë dhënë detaje të shumta mbi operacionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *