• |
ide | kryesore

Ori Nebiaj ende e pavendosur për të marrë mandatin e Grida Dumës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ori Nebiaj ka reaguar për herë të parë pas lënies së mandatit nga ish-deputetja Grida Duma, gjë që automatikisht i hap rrugë moderatores të futet në Kuvend.

Në rrjetet sociale ajo shkruan se do të marrë kohën e saj për të vënë në baraspeshë besimin që i dhanë me mijëra votues në zgjedhjet e 25 Prillit dhe marrëdhënies si dhe kontratës që ka me familjen e saj mediatike.

“Komunikim i rëndësishëm! (Kryesisht per mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë.

E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit cështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por pertej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marredhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”, shkruan Ori Nebiaj.



10 Comments

    1. Dmth grida qenka kercenu keq per at ceshtjen gjyqesore sa po ja le mandatin superstar orit. Ori po bo si ndershme ne vesh qe zakonisht i bie qe pazari osh bo. Ori do morri ca lek nga rama dhe do bashkoje votat me alibeun ne Parlament. 1 vote e sigurt per ramen per reformat qe do kaloje me alibeun…

  1. Amon sa do zgjase ky makth jemi ne tension. Duhet te marre fund sa me pare ndaje mendjen. Hajde vk si jena katandis.

  2. Ori, je vajze e bukuroshe dhe e zgjuar.

    Mos u ngaterro me keta deshtake shpifarake.

    Ti s’ke lidhje fare me keta zemer.

    Ata vetem do te perfitojne nga pozitiviteti i imazhit tend per pak kohe derisa te te bejne zhele si veten.

    Ti prit sa te hapim ne nje Parti per te bere Opozite si ajo qe kishim ne kohen e Bashes.

  3. Sali Berisha tregon se në atë kohë, ish- ambasadori Donald Lu i pat shkuar në zyrë dhe i ka treguar dosjen e financimeve ruse për PD. Nga mënyra si e tregon Berisha, e vetmja gjë e qartë është se Berisha ka refuzuar ta pranojë atë dosje. Vet ambasadori Lu nuk ka folur publikisht për këtë çështje.

    Por pse amerikanët shkuan tek Berisha dhe jo tek Lulzim Basha për dosjen ruse?

  4. Ai u afrua duke shtrënguar duart me ish-kryeministrin teksa tha se ky është fati më i madh i jetës së tij.

    “Unë e porosita ta bëj 2 me 2 sa një derë e blinduar. Por ai ma bëri të vogël, tha ka rëndësi që është simbolike.

    Kam kënqësinë t’i jap dorën doktorit. Është fati më i madh i jetës time të takoj doktorin pas 30 vitesh që e ndjek pas”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *