• |
ide | kryesore

Pas humbjes me Juventus, “festoi” në diskotekë: Lautaro Martinez tërbon tifozët dhe Inter

-Instant, Sport
diskotekë



Shumë i aftë në depërtimet në zonën e penalltisë, këtë herë Lautaro Martinez ka gabuar kohën. Faji është i një inkursioni në diskotekë, për ditëlindjen e partneres së tij Agustina Gandolfo. Cështja është se festa, u organizua pas humbjes në Torino ndaj Juventusit. Një lajm që u bë public dhe nuk i ka bërë aspak të lumtur tifozët

Lexo më tej: Derbi/ Juventus ndal Interin dhe e parakalon në renditje (shikoni golat)

Një mbrëmje sigurisht e organizuar prej disa kohësh për të festuar 27-vjetorin e modeles argjentinase. Por gjithsesi Inter nuk e pëlqeu fare. Përvec prezencës së sulmuesit në një diskotekë të njohur në zonën e Parco Sempione, klubit zikaltër nuk i kanë pëlqyer fotot dhe videot që kanë përfunduar në rrjetet sociale. Sulmuesi argjentinas u thirr për sqarim dje në Pinetina, siç raporton Corriere dello Sport, ndërsa gjoba duket se është e pashmangshme.

Situata është e ndjeshme sepse Inter sapo kishte humbur derbin e Italisë përballë Juventus. Si pasojë bardhezinjtë i kaluan në renditje. Pa harruar se ky rezultat mund ti ketë mbyllur shpresat zikaltër për titull. Në Allianz vendosën golat e Rabiot dhe Fagioli, ndërsa zikaltrit vazhdojnë të tregojnë luhatje në kampionat. Kualifikimi në Champions League, në 1/8 e turneut është një ngushëllim për zikaltrit. Por nuk mjafton për të justifikuar festën e Lautaro pas humbjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *