• |
ide | kryesore

Porti/ Alibeaj: Po shisni 1 mln metër katrorë, çfarë pazari keni bërë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ka reaguar me akuza ndaj qeverisë lidhur me projektligjin për Portin e Durrësit. Ai ka kërkuar që parlamenti të mos miratojë ligjin me procedurë të përshpejtuar duke kërkuar transparecën.

“Ta fusësh sot në kalendar të punimeve dhe pa një jave ta miratojnë… Sot po fusni me procedurë të përshpejtuar ligjin për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene bashkë me hyrjen në fuqi. Ky ligj kushton më shumë nga 30 vite . Kostoja e këtij projektligji është mbi 2 mld dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar sot kur diskutohet buxheti. Ju jeni duke prerë shiritin e një afere ekonomike që shumë shpejt mund të kthehet në një aferë korruptive. 

Ka vetëm pesë nene, por sapo e the që ka një vit që negociohet, midis kujt? Çfarë është dhënë dhe çfarë është marrë? Sa është territori i Shqipërisë që ju po shisni? Jeni duke shitur diku tej 1 mln metër katror zemra e Shqipërisë. Unë e kuptoj që shuma e madhe do të mbyllë gojën e shumë deputetëve, analistëve, organizatave të shoqërisë civile, por gojën e deputetëve të opozitës të pavarur s’ka për ta kapur. Sa fiton shteti shqiptar. 

Për çdo investim të huaj jam i hapur që ky vend të ketë sa më shumë. Por a ka pasur një procedurë të thjeshtë, shpjeguese. Ku është transparenca në këtë mes. Nëse ka pasur një problem ky parlament, kanë qenë ligjet me porosi. Çfarë pazari është bërë me Portin e Durrësit? Sot kam vetëm një thirrje presidentit të Republikës, sot jam duke i bërë thirrje organeve të drejtësisë, pasi shumë shpejt me daljen në dritë të dokumenteve që i mbani fshehur, mund të zbulohet edhe afera korruptive. Bëjeni publike. A është e mirë për shqiptarët, a do të sjellë mirëqenie?”



6 Comments

  1. Ky DEBILI kujton se Rama do t’ja mbushi Xhepin sa here ti mbaje anen. Ti, bardhi, basha e kompani jeni limona te shtrydhura nga rama e balla.

    1. Sot ua dhiu fare rama këtyre
      Bedela ,gjel deti peqini,
      Injorantë palaco ,debila
      Dhe me të vërtetë ashtu janë se po të mos ishin nuk do e hanin rrenen e reformës teritoriale ,votuan ligjin për hapjen e dosjeve
      Nga inati vjerres Flejten me mullixhiun.
      Prandaj rama tall bythen me keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *