• |
ide | kryesore

SHBA presion Albin Kurtit: Nisni urgjentisht negociatat për Asociacionin, ndalni gjobat për targat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Diplomati amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-së për situatën në Kosovë, i cili nuk ka ndryshuar. Ai i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë afatin për konvertimin e targave ilegale dhe të nisë urgjentisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Të dyja këto, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk i bën.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.

Kështu deklaroi më 9 nëntor në një takim me gazetarë ambasadori Hovenier. Këtë thirrje, SHBA-ja e ka ripërsëritur disa herë së fundmi, e sidomos pasi serbët e veriut të Kosovës u larguan nga çdo detyrë që e mbanin në institucionet e shtetit.

Kryeministri Kurti të hënën në një konferencë për media ka shpallur të pavlefshme pyetjet se a po rrezikohen raportet me SHBA-në, pas kërkesave të përsëritura të saj dhe qëndrimit të ndryshëm nga to, të Qeverisë.

Kurti ka thënë se raportet e Kosovës me SHBA-në nuk janë të llojit “gjyshi me nipin”, ndërsa thotë se është në komunikim të rregullt me përfaqësuesit amerikanë.

A po prishemi me Amerikën, a do ta dëgjoni Amerikën. Nuk ndodhin këto gjëra. Nuk kena kështu raporte me SHBA-në sikur gjyshi me nipin. Nuk e di kush po ua lexon këto, se s’besoj që i keni lexu vetë e po mendoni kështu. Asnjë vendim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan. SHBA-në e kemi miq dhe partner. Miq dhe partner, nuk shkruajnë aso komunikata që cituat ju. Kjo mënyrë ëhtë edhe ofendim për Amerikën, ata janë vend demokratik”, tha Kurti./ Express



7 Comments

  1. Politike foshnjerore e Kurtit.
    Ra ne kurthin e targave dhe tani nuk del dot pa lejuar komunat me shumice serbe te bashkohen.
    Cfare ka bere kurti per te kerkuar te njejtin status per shqiptaret e lugines ?
    Asgje, vetem deklarata .
    Asnje iniciative qe ky projekt te futet ne bisedimet Kosove-Serbi.
    Ne fund te pazarit , do marri ‘ targat’ dhe do japi ‘ associationin’.
    Mbas associationit do kemi kerkese per referendum ne veri te kosoves per tju bashkuar Serbise, dhe mbaroi muhabeti.
    Veriun do ta humbim dhe Luginen nuk do e marrim dot.

    1. Ti je debil apo ben vet ?
      Kujt i plasi se nga kush komandohen? Nuk ka rendesi fare kjo. Ata bejne ligjin , dhe ti duhet tju bindesh , kaq e thjeshte eshte. Jo vetem se ju detyrohemi shume , por dhe jemi sume te vegjel e te varfer, pa eksperience ne politike , te pa shkolluar , te prapambetur. Per cdo problem qe kemi shkojme dhe qarravitemi dhe lypim ndihme tek ata.
      Ne duhet ti paraprinim gjerave dhe te marrnim vendimet e duhura para se ata te te vene me shpatulla per muri dhe te te japin ultimatum.
      Mos harro se Kosova do jete gjithmone nje monedhe kembimi ndaj USA dhe Rusise. Duhet te dilnim nga kjo situate vite me perpara duke ja u zvogeluar hapsiren atyre per pazare ne kurrizin ton.

  2. Nje batute e vjeter estrade ne Shqiperi i shkon shume qendrimit te Perendimit ndaj Kosoves :” Dridhe Like”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *