• |
ide | kryesore

SPAK kërkon rikthimin të tij në burg, Bllako mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit

-Instant, Lajme, Të fundit
bllako, spak



Në GJKKO do të mbahet sot seanca ndaj ish deputetit të PS Alqi Bllako. Për Bllakon SPAK ka kërkuar rikthimin në qeli. Gjykata e Posaçme e Apelit do të vendos nëse Bllako do të qëndrojë në arrest shtëpie apo do të rikthehet në qeli.

Gjykata e Posaçme vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”  në “arrest shtëpie” ndaj ish-deputetit Bllako më 6 tetor. Avokatët e tij kërkuan zëvendësimin e masës arrest me burg në “arrest shtëpie” për shkak se i ka fëmijët e vegjël. Prokuroria që në krye të herës e kundërshtoi dhe bëri me dije se do ta apelonte atë vendin të Gjykatës. Spak madje listoi edhe arsyet se përse ai duhej të qëndronte në burg deri në përfundim të hetimeve.

Bllako kishte 6 muaj në qeli për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ai gjykohet në lidhje me koncensionin e inceneratorit të Fierit.



1 Comment

  1. Natyrisht qe cdo njeri del perkohesisht nga burgu sa te rregulloje disa sirtare qe i kishte lene hapur….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *