• |
ide | kryesore

U kap me kokainë dhe kanabis në banesë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, banues në Forli pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe shitjen e tyre. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe provat e mjaftueshme për të provuar dyshimet e ngritura nga autoritetet e vendit fqinj.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë i riu shqiptar nuk është treguar bashkëpunues ndaj forcave të rendit, të cilët më pas arritën të zbulojnë kokainë dhe kanabis me një peshë totale rreth një kile si dhe një peshore precize dhe një sasi parash të cilat dyshohen se kanë ardhur si rezultat i shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan disa shishe metadon dhe disa karta krediti të paligjshme, në lidhje me të cilat akuzohet për veprën penale të marrjes së mallit të vjedhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *