• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA me pjesëmarrje të madhe

-Instant, Arkiva, Planet



Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin dhe Senatin amerikan, ishte e dyta më e larta në më shumë se 50 vjet, por më e ulët se në vitin 2018.

Më pak se 50 për qind e votuesve me të drejtë vote, dolën më 8 nëntor për të vendosur se kush do të jetë në Kongres dhe Senat.

Lexo më tej: Nesër zgjedhjet e ndërmjetme në SHBA/ Pse janë kaq të rëndësishme 

Të dhënat e përpiluara nga Projekti i Zgjedhjeve në SHBA datojnë që nga viti 1902, por popullsia me të drejtë vota ka ndryshuar ndjeshëm që atëherë.

Më 4 qershor 1919, Kongresi u garantoi grave amerikane të drejtën e votës. Dhe afrikano-amerikaneve në të gjithë SHBA-në u garantohej e drejta e votës që nga viti 1965 e tutje.

Ky ishte rezultati i Aktit të të Drejtave të Votimit të vitit 1965, një nga pjesët më domethënëse të legjislacionit të miratuar ndonjëherë nga Kongresi në vazhdën e lëvizjes për të drejtat civile të viteve 50-të dhe 60-ta.



1 Comment

  1. Ja pra,kjo eshte demokracia amerikane,qe flitet se eshte me e konsoliduara ne bote.Vetem ne 1919,grate e bardha,kane fituar te drejten e votes (cfare diskriminimi gjinor,edhe brenda races se bardhe).Ndersa sklleverit,mbasi iu hoqen zinxhiret,dhe dalloheshin prej te bardheve,edhe ne uleset e autobuzave,stolave qofte edhe neper lulishte,pa tjeter edhe zonave qe lejoheshin te jetonin,te ndara dhe larg prej te bardheve,vetem ne vitin 1965,jane lejuar te votojne.Edhe Enver Hoxha,nuk ka perjashtuar asnje rrace,prej votimeve,mjafton te mos deklaroheshin armiq te pushtetit,pra paska qene me demokrat se demokracia amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *