• |
ide | kryesore

Zuckerberg si Elon Musk, shkarkon mbi 11 mijë punonjës të Facebook

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
Zuckerberg



Kompania Meta, që zotëron rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do të shkurtojë 13% të fuqisë punëtore.

Në total, 11,000 punonjës do të pushohen nga puna nga 87,000 njerëz që punojnë për kompaninë në mbarë botën.

Në një deklaratë, shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg tha se shkurtimet ishin “disa nga ndryshimet më të vështira që kemi bërë në historinë e Metës”.

Lajmi vjen pas pushimeve të mëdha nga puna në Twitter, pas blerjes nga Elon Musk, i cili shkurtoi rreth gjysmën e stafit të tij (37000) dhe firmave të tjera të teknologjisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *