• |
ide | kryesore

Albin Kurti zbardh takimin me Macron: Propozimi franko-gjerman, bazë e mirë për diskutime të mëtejshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, ka postuar një foto pas takimit që ka pasur me presidentin francez, Emmaniel Macron. Kurti shkruan se në takim me presidentin francez diskutuan për dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit në vend. Ndërkohë, Albin Kurti theksoi se që propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Kurti: Në Pallatin Élysee u pritëm nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron. Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme. Theksuam se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. Falënderuam Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *