• |
ide | kryesore

Colella me mesfushën të numëruar: Partizani shpreson të rikuperojë Telushin për sfidën me Bylis

-Instant, Sport
Bylis



Dy humbje radhazi e tani mesfusha e sakatuar. Sikur të mos mjaftojë seria negative dhe humbja e vendit të parë, për teknikun Colella shtohen edhe dëmtimet për ndeshjen kundër Bylis. Një ditë më parë u tërhoq para kohe edhe Bruno Telushi nga seanca stërvitore. Mesfushori ka manifestuar probleme muskulore dhe i është nënshtruar kontrolleve të hollësishme mjekësore. Shtyrja e kampionatit i ka dhënë një shans vlonjatit që të jetë gati dhe stafi mjekësor po punon për rikuperimin total të tij. Lojtari pësoi një kontraktim muskulor, por stafi shqetësohet nga një dëmtim më i rëndë, nëse nuk bëhet vlerësimi i duhur.

E ndërkohë e sigurtë është mungesa e Masanga Matondo, i dëmtuar në sfidën me Egnatian. Në të njëjtën ndeshje u dëmtua edhe Viktor Da Silva. Braziliani pësoi një dëmtim gjatë përplasjes me portierin Sherri. Dukej edhe Da Silva jashtë sfidës me Bylis, por rikuperimi ka shkuar më mirë se mendohej. Colella tani duhet të përballet me dilemën nëse do ta rrezikojë kundër Bylis, apo do të zgjedhë ta ruajë.

Lexo më tej: Colella lë ‘kokën’ në Laç: Vukicevic rrëzon edhe Partizanin e merr fitoren e tretë radhazi

Nëse të tre lojtarët nuk do të jenë në dispozicion, Colella mund vetëm të kryqëzojë gishtat që të grumbulluarit me kombëtaren të prezantohen sot pa probleme nga ndeshja me Katarin. Partizani për më tepër duhet të përballet me një skuadër që nuk i sjell shumë fat, të dielën në orën 13:00 në stadiumin “Partizani”. E megjithatë, fitorja kundër Bylis në këtë pikë të sezonit është detyrim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *