• |
ide | kryesore

Covid-19/ 15 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, ne 24 orët e fundit



15 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit me Covid-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit u raportua një humbje jete, një 66-vjeçare nga Gjirokastra.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 15 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Shijak, Dibër, Fier, Lushnje, Sarandë, Finiq, Korçë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetare 66 vjeç, nga Gjirokastra.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 559

Testime totale 2,001,623
Raste pozitive 331,976
Raste të shëruara 328,202
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 131
Vlorë 15
Fier 10
Gjirokastër 5
Berat 5
Durrës 5

Elbasan 4
Shkodër 2
Lezhë. 1
Korçë. 1
Dibër. 1

Lexo më tej: OBSH: Pandemia nuk ka mbaruar, qeveritë të rishohin masat 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *