• |
ide | kryesore

De Ketelaere, menaxheri i tij De Mul i sigurtë: “Duhet pritur, do të bëjë si Leao e Tonali”

-Instant, Sport
De mul



De Ketelaere nuk po ingranohet te Milan dhe kritikat për lojtarin belg janë bërë konstante rreth mesfushorit. Belgu, për më tepër, është i vetmi investim i shtrenjtë i merkatos verore të kuqezinjve. Për Piolin, i mbështetur nga drejtuesit e Milanit, lojtari është i talentuar dhe duhet pritur. E tani të njëjtin version e konfirmon edhe menaxheri i De Ketelaere, Tom De Mul: “Ai po përjeton vështirësi, por ato janë normale dhe duhet t’i jepet kohë”.

Pas një fillimi inkurajues me disa asiste, De Ketelaere humbi ngadalë ndeshjet, minutat dhe hapësirën në fushë. Pika e kthesës mund të kishte ardhur ndaj Monzës, por belgu humbi një rast me portën bosh. E madje ndaj Cremonese numri 90 i Milanit hyri me shumë pasiguri.

Lexo më tej:Video/ Super De Ketelaere, Milan likuidon Bolonjën: Pinamonti shpëton Sassuolon ndaj Spezias

I ardhur nga pesë pankina radhazi, kalimi i De Ketelaere në Serie A është më i ngadalshëm se sa pritej: “Viti i parë në një klub elitar ka ulje dhe ngritje -komentoi menaxheri i tij për Sjotcast Podcast-. Pritshmëritë e mëdha që janë krijuar luajnë një rol të rëndësishëm, duke parë që ka shumë vëmendje nga media”.

As përfaqësuesi i De Ketelaere nuk e fsheh momentin negativ: “Charles është në një moment të vështirë, por punon për t’u përmirësuar. I vetmi synim që ka është ky. Le të themi se krahasimi me Kakà do të ishte më mirë të mos bëhej. Në çdo rast Pioli dhe shoqëria po i japin besim dhe janë të qetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *