• |
ide | kryesore

Florida goditet nga uragani Nicole, mijëra familje pa energji

-Instant, Lajme, Planet



Uragani i kategorisë 1 Nicole ka goditur bregun lindor të gadishullit të Floridës me erëra që shkojnë deri në 120 km/h, duke lënë mijëra familje pa energji dhe duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuime.

Uragani – një dukuri e rrallë për këtë periudhë të vitit, vjen vetëm disa javë pasi një uragan tjetër, Ian, goditi Floridan. Uragani Nicole shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit në lindje të Floridës, në orët e hershme të së enjtes.

Autoritetet paralajmëruan se ngritja e nivelit të ujit të detit shkaku i stuhisë mund të shkatërrojë edhe më tutje shumë plazhe që kanë mbetur të dëmtuara nga uragani Ian në shtator.

Kjo stuhi parashikohet të prekë edhe  Georgian, Karolinën e Jugut dhe atë të Veriut gjatë së enjtes dhe së premtes, duke shkaktuar reshje të mëdha të shiut në rajon.

Nicole është listuar si stuhi e kategorisë së parë, me shpejtësi maksimale të erës prej 120 kilometrash në orë, tbëri të ditur Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA, të enjten. Stuhia po lëvizte drejt veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 22 kilometrash në orë.

Disa tornado mund të shfaqen gjatë orëve të hershme të së enjtes në lindje dhe në verilindje të Floridës, njoftoi shërbimi i parashikimit të motit.

Për Floridën, që përballet shpeshherë me stuhi, kjo është vetëm e treta herë që nga viti 1853 që goditet nga një uragan në muajin nëntor. Të mëparshmit ishin uragani Yankee në vitin 1935 dhe uragani Kate në vitin 1985.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *