• |
ide | kryesore

Gjermania mes mungesave dhe dy “adoleshentëve”: Flick zbulon listën e lojtarëve për Katar 2022

-Instant, Sport
Flick



Gjermania ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e Kupës e Botës që do të zhvillohet në Katar. Trajneri Hansi Flick ka bërë publike listën e 26 futbollistëve. Ajo që bie në sy është mungesa e futbollistit të Inter Robin Gosens. Megjithatw befasitë nuk mungojnë. Flick i ka besuar eksperiencwn ‘dimërore’ të Katarit dy adoleshentëve Musiala e Moukoko.

Matts Hummels dhe Marco Reus të Borusias së Dortmundit dhe Werner nuk do të jenë për shkak dëmtimesh. Kështu, Hansi Flick preferoi David Raum dhe Christian Günter, dy futbollistët e RB Leipzig dhe Freiburg.  Ekipi ku është bazuar tekniku i Gjermanisë është natyrisht Bayern Munchen me 7 të përzgjedhur.

Niclas Füllkrug i Werder Bremen dhe 17-vjeçari i Borussia Dortmund Youssoufa Moukoko janë grumbulluar për herë të parë me Gjermaninë. Füllkrug është aktualisht golashënuesi më i mirë gjerman në Bundesligë me 10 gola në 13 ndeshje.

Lexo më tej: FOTO/ Brazili zbulon listën e lojtarëve për Katar 2022: nëntë sulmues, një 39 vjeçar dhe shumë yje jashtë

LOJTARËT E GRUMBULLUAR

Portierë: Manuel Neuer (FC Bayern München), Marc-André ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (Eintracht Frankfurt)
Mbrojtës: Armel Bella Kotchap (Southampton), Matthias Ginter, Christian Günter (Freiburg), Thilo Kehrer (West Ham United), Lukas Klostermann, David Raum (RB Leipzig), Antonio Rüdiger (Real Madrid), Niklas Süle ( Borussia Dortmund)
Mesfushorë: Julian Brandt, Karim Adeyemi (Borussia Dortmund), Leon Goretzka, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, (FC Bayern), Ilkay Gündogan (Manchester City), Jonas Hofmann (Borussia Mönchengladbach), Mario Götze (Eintracht Frankfurt).
Sulmues: Serge Gnabry, Leroy Sané, Thomas Müller (Bayern), Kai Havertz (Chelsea), Niclas Füllkrug (Werder Bremen), Youssoufa Moukoko (Borussia Dortmund).



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *