Ka rënë në prangat e policisë greke në Kakavijë një shqiptar i shpallur në kërkim për vrāsje.
Mësohet se ai ka tentuar pasditen e djeshme të futet në territorin grek. Por gjatë kontrollit nga sektori i verifikimit të pasaportave, në bashkëpunim me policinë e Janinës, rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Pireut.
Ai akuzohet për bashkëpunim në vrasje me dashje. Mediat greke nuk e kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit në fjalë.