• |
ide | kryesore

Lëndë narkotike dhe municion luftarak, 2 të arrestuar në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit
policia, arrest, polici, 2 vëllezër, Tiranë



2 të rinj janë arrestuar nga policia e Fierit. Një 18-vjeçar u prangos pasi lëvizte me armë, municion luftarak dhe drogë me vete.
Ndërkohë u arrestua edhe një 20-vjeçar që theu arrestin e shtëpisë. Ai u kap me doza lënde narkotike me vete dhe duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Lëvizte me armë zjarri (pistoletë), me municion luftarak dhe me sasi lënde narkotike, të ndarë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 18-vjeçari.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari, i cili u kap në flagrancë, sërish me doza lënde narkotike me vete dhe duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë), municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territori”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-A. C., 20 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas u kap në lagjen “15 Tetori”, Fier, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit, 20-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza. Në vijim të verifikimeve, rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, po për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *