• |
ide | kryesore

Ori Nebiaj flet si deputete në “Përputhen”: Më dridhen gjunjët, se nuk është thjesht një punë me rrogë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Moderatorja dhe tashmë deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Oriela Nebiaj ka folur rreth përjetimeve që ka kaluar ditët e fundit për faktin se vendi i Grida Dumës në Kuvend i kalon asaj. Në nisje të emisionit që moderon prej muajsh, ‘Përputhen’, Nebiaj u urua nga analisti Arjan Konomi. Ai u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjëherë që këtë emision ta prezantojë një deputete.

Nebiaj pranoi se ka ende emocione mirëpo shpreh dhe dyshimet e saj për këtë post të ri. Ajo shton se ndjen se politika shqiptare nuk po përfaqëson asnjeri e se ka frikë se do jetë e vetme në seancat parlamentare.

BISEDA:

Ori Nebiaj: Shumë gjëra nuk po merren vesh së fundmi…

Arjan Konomi: S’ka bërë vaki ndonjëherë që Përputhen ta prezantojë një deputete. Urime, si ndihesh që ke ardhur për të regjistruar këtu dhe duke qënë me statusin e deputetes.

Nebiaj: Më dridhen gjunjët, për përgjegjësinë e cdo vote që peshon sot mbi mua më shumë se kurrë. E gjithë stërmundimi që kam është në lidhje me këtë, të gjitha përmendjet e emrit të emisionit në Kuvend sikur thërritën njëra tjetrën. Aë shumë sa e kanë përmendur duket si trajtim. Jam akoma e nxehtë me përjetimin tim. Doja të isha në parlament për të gjithë ata që më votonin. Kur mora vesh dorëheqjen e Dumës do isha në radhë, e dija. E shihja të largët se nuk është një punë me rrogë, është një përgjegjësi që duhet ta marrësh përsipër. Sot më duket sikur arena politike nuk përfaqëson askënd, më duket sikur do jem vetëm aty.

I detyrohem shumë ekranit të Top Channel për emocionet që më ka dhënë.



7 Comments

  1. Mjafton të krahasosh urrejtjen e tij çnjerëzore ndaj Dritan Hoxhës ditën e vdekjes së tij dhe faktin që nusja e djalit të Berishës, e cila njihet vetëm si shitëse brekësh të shtrenjta, shfaqet në ekranin e ndërtuar nga Dritan Hoxha, kupton se si ndahen dy botë në shoqërinë shqiptare. Një lugat i ndyrë që zhvarros dhe të vdekurit nga urrejtja dhe një gjeneratë tjetër që i punëson atij dhe nusen e djalit dhe gjithë hordhinë e tij mediatike.5600 vota,salih karaxhic 5100 vota nga publiku i tirones o shpellkar

  2. Hahaha… 😀 😀 😀

    “Me dridhen gjunjet”… hahaha…

    E papare! 😀

    “Jam akoma e nxehtë me përjetimin tim”

    Pikerisht Ori, ti je shume Hot!

    Hahahaha….

  3. Dmth. qe ta kuptoni ju primitivet, kjo e Orit quhet “terhiq e mos e keput”.

    hahaha…

    Eshte sforcuar e shkreta me fol ne menyren sic e imagjinon ajo qe duhet te flasin politikanet.

    Per mendimin tim ne parlament duhet te futet patjeter deputet ai djali trasvestit, si e ka emrin… ai qe dilte tek Cani. Ore ku karin eshte Cani tani btw?!

    E nejse, ai do ta revolucionarizonte Politiken Shqiptare. Totalisht.

    O Zot cfare spektakli do te ishte. Te qifsha Big Brotherin! 😀 😀 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *