Presidenti i SHBA-së ka deklaruar se mund të kërkojë një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, Joe Biden ka pohuar se një vendim i tillë do të merret më vonë dhe në konsultim me familjen e tij.
“Synimi ynë është të kandidojmë sërish. Ky ka qenë qëllimi ynë. Por ky është në fund të fundit një vendim familjar”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Biden, familja e tij donte që ai të kandidonte. Për këtë arsye ai nuk ndihej i nxituar për të marrë një vendim përfundimtar. Por kjo, theksoi ai, nuk ka lidhje me njoftimin e ish-presidentit republikan Donald Trump, i cili gjithashtu pritet të kandidojë.
Biden i ka kaluar dy vitet e tij të para në detyrë duke paralajmëruar kërcënimet ndaj demokracisë. Kjo pasi mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin e SHBA-së më 6 janar 2021.
nje fantazme per president te amerikes