• |
ide | kryesore

Peseiro, trajneri i Nigerisë paralajmëron ikjen e Osimhen nga Napoli: “Do të jetë e vështirë ta mbajnë”

-Instant, Sport
Peseiro



Victor Osimhen po magjeps Napolin, Italinë dhe Evropën. Sulmuesi po tërheq skuadrën e Spalletti drejt sukseseve të paimagjinueshme, por mund të mos qendrojë gjatë nën Vezuv. Nga Nigeria kanë ardhur fjalët e trajnerit José Peseiro. Fjalë që nuk kanë si t’i pëlqejnë De Laurentiis dhe tifozëve napolitanë: “Në qershor, në verë, besoj se Napoli do të kërkojë miliona për të… E mendoj se do të ketë shumë klube për t’i ofruar. Ai është i ri dhe ka ende një potencial të madh për rritje. Do të jetë e vështirë ta mbajnë”.

Në Tuttomercatoweb, trajneri portugez Peseiro vlerësoi yllin e tij: “Ai shënon shumë dhe është i ri. Sigurisht nuk është e lehtë, zakonisht një qendërsulmues e gjen këtë nivel më vonë. Por ai gjithmonë shënon gola. Në këtë moment nuk mendoj se gaboj nëse them se çdo ekip në botë dëshiron ta blejë. Ai di të bëjë presion, di të shënojë, di si të përdorë trupin. Ai do të dinte të luante në të gjitha ekipet. Ndaj them se do të jetë një blerje për të tashmen dhe për të ardhmen”.

Peseiro ka komplimente edhe për Spalletti: “Napoli po luan shumë mirë, është i pari, përfitimet janë për të dy. Për të, për trajnerin, për shokët e skuadrës. Mbajtja e një lojtari si ky për Napolin nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh vlerën dhe kërkesat. Osimhen është një sulmues i kompletuar: jep asist, shënon nga e djathta, nga e majta, është i fortë në mbrojtje. Nuk është i lehtë për t’u mbuluar për një mbrojtës qendre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *