• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA: Shmangni tubimet e mëdha!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët që të shmangin protestën që pritet të mbahet më 12 nëntor.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.Veprimet për të ndërmarrë: Qytetarëve u kërkohet të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.



14 Comments

  1. Flet pak, por qarte Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nje vend aleat i fuqishem dhe i vendosur i Shqiperise ku politikane te kompromentuar si pershembull Sali Berisha, nuk mund te hyjne pasi jane te shpallur NON GRATA, pra te padeshiruar.

    1. Tha se nuk i del rroga dhe e mban vëllai me para, Belind Këlliçi, mijëra dollarë për sponsorizime në rrjetet sociale

  2. Berisha duhet të dalë me një deklaratë që protesta do jetë paqësore se njerëzit tremben nga deklarata ambasadës dhe nuk dalin fare në proteste .
    Po ka vuajtje dhe turp me të madh për burrat
    Që me rrogat që marrin nuk plotësojnë dot
    Nevojat e familjes kjo është vdekje për se gjalli.
    Ka hall me të madh për pensionistit që nuk ka njeri në e.emigracion.qe ti dërgoje ndonjë lek
    Vdekja për ate është flori se ilaçet i pi me rracion kur e ka nji kokërr pi gjysem
    Ka ma keq për fermerin që e hedh prodhimin në kanal .
    Jemi në luftë,
    Dhe fshataret e shkrete mbollën grurë
    Dhe e kanë aty pa shit se del jek e jek
    me shpenzimet se gruri serb vjen me lire
    Jemi një vend ku gjysëm litri ujë është sa 1.3 litra qumësht bio dhe qumështin pluhur sa 4fishi.
    Vaj i ullirit 300leke të reja dhe vaji që sdihet nga se është bërë po lexon lulediellit 400 lekë.
    Tani në daç dilni në daç mos dilni në proteste.
    Po sdolet nuk do jeni gjela deti peqini do jeni krrica gomari.

  3. Hahaha….Prap Yurithi fut hundet tek mileti shqip(k)tar?!
    Yurith fol vetem shtetasit tuaj,se per ne shqipot mendon kryeshkerdhata Edvin mashtruesi.
    Dhe n’fund :”BOLL NA E CAVE BITHEN”!

  4. Wawww cfare eshte kjo more. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Si mund ti mohosh nke populli te drejten per te protestuar. Ne njenrast tjeter kjo ambasadore qerohej nga vendi

  5. Turp i madh qe militantet e PD-se parti e themeluar nga levizja studentore e 90-es, pro Perendimore, pro Europiane dhe pro Amerikane… sot jane bere Anti Amerikane te kulluar vetem per te mbrojtur bythen e qelbur te Berishes te cilin Amerikanet e kane damkosur me nje Non Grata si pasoje e aktivitetit te tij kundra interesit te Shqiperise e rrjedhimisht kundra interesit te Amerikes, aleatit tone.

  6. Keta amerikanet jane bere si ne kohen e Ramiz Alise qe thoshte mos dilni ne demostrata.

    Pra diktature ndersa per te drejta e gay dilni.

    Sa larg Reganit e Niksonit.

    Keta jane bere me marksista se Mao Ce Duni

  7. Akoma i ktheni ne LAJM komunikata per shtyp te disa zyrave nderkombetare????
    Ku eshte lajmi per shqiptaret ketu???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *