• |
ide | kryesore

“Pse e fshehu policia dhunën barbare ndaj vajzës nga Kenia?”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Eksperti

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me skandalin e dhunimit të 22-vjeçares keniane Joy, e cila ka qenë punonjëse e një kazinoje në Tiranë.


Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Lala vë në dukje faktin që edhe pse e reja është dhunuar në muajin gusht, ngjarja u bë publike vetëm disa ditë më parë dhe policia ka qëndruar e heshtur përballë kësaj çështjeje, duke fshehur dhunën.


Gazetarja ngre një sërë pyetjesh për policinë, teksa deklaron se reagimi i bluve nuk zbulon asgjë në thelb, pasi nuk tregon as kazinonë në të cilën punonte 22-vjeçarja dhe as bosin e kazinosë.

“Një vajzë nga Kenia është dhunuar në mënyrë barbare 3 muaj më parë në Tiranë. Lajmi është mësuar vetëm pak ditë më parë dhe policia u njoftua me një reagim që në thelb nuk thoshte asgjë.

Fakt është që e reja punonte në një kazino. Policia nuk ka bërë publike se në cilën kazino ishte punësuar vajza nga Kenia, në çkushte punonte ajo? Kush është bosi i kazinosë? A po ndikon ai që çështja të mbyllet? Çfarë dinte vajza që e dhunuan? Pyetje që kërkojnë përgjigje…

A do mundet policia ta zbardhë këtë ngjarje? Mbetet për tu parë. Sepse në lojë është para e madhe…

Unë po hetoj rreth bosit të kazinosë”, shkruan Lala.


5 Comments

  1. Gjynaf nga Zoti goca e shkret! I kemi vujt edhe vete keto pislliqe edhe i bie dyfish turp nqs nuk ka qene aksident po e ka dhunu realisht nonji nga keta agallaret e rinj

  2. Mjafton të krahasosh urrejtjen e tij çnjerëzore ndaj Dritan Hoxhës ditën e vdekjes së tij dhe faktin që nusja e djalit të Berishës, e cila njihet vetëm si shitëse brekësh të shtrenjta, shfaqet në ekranin e ndërtuar nga Dritan Hoxha, kupton se si ndahen dy botë në shoqërinë shqiptare. Një lugat i ndyrë që zhvarros dhe të vdekurit nga urrejtja dhe një gjeneratë tjetër që i punëson atij dhe nusen e djalit dhe gjithë hordhinë e tij mediatike.

  3. “A do mundet policia ta zbardhë këtë ngjarje? Mbetet për tu parë. Sepse në lojë është para e madhe…

    Unë po hetoj rreth bosit të kazinosë”, shkruan Lala.”

    Me fal se kete s’e kisha lexuar! Suksese Lala e me shtepi te re ishalla! E me udhetime ne Dubai.

    Sepse ti je gazetare shume e mire. Ti e meriton! 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *