• |
ide | kryesore

Rama: Paratë ruse për opozitën nuk janë ndërprerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ruse



Kryeministri Edi Rama thotë se ndjen keqardhje për personat që do i bashkohen protestës së opozitës të thirrur në 12 nëntor në Tiranë. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se i vjen keq për këdo që do merren me zor për të qenë pjesë. Ai akuzoi opozitën se lidhjet me likuiditetet ruse në PD nuk janë ndërprerë.

“Nuk kemi asnjë minute për të humbur me protestën e thirrur prej tyre që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për protesta të kësaj natyre. Koha do tregojë që lidhjet e tyre me likuiditetet ruse janë s’janë ndërprerë. Keqardhje e madhe për ata që i shkojnë nga mbrapa. Thjesht do tërhiqen nga hunde, ndërrojnë emrin, pamjen por janë po ata që nga 1990” – tha Rama. Ai e gjeti të pavend mënyrën se si PD e trajtoi çështjen e parave ruse.

“Ata janë bedelë dhe janë bedelë në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Hapni fjalorin dhe gjeni se çfarë do të thotë bedel. Dhe janë bedelë sepse sot është dita për t’i dhënë përgjigje një pyetje. Pse paratë ruse u derdhën në Shqipëri tek një parti politike për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi?

Patjetër tek një parti e opozitës, patjetër për të rrëzuar një qeveri me të cilën kjo parti ishte në opozitë, por ishte dhe është qeveria e këtij vendi dhe besoj që edhe për një parti të opozitës, qeveria e këtij vendi duhet të jetë më e rëndësishme sesa paratë ruse dhe në këtë moment, kur askush nuk çohet dhe thotë: “Ky është një turp që ka bërë Partia Demokratike, unë jam këtu, nuk isha asnjë dijeni për këtë. Më vjen shumë zor që në atë kohë unë nuk e besova këtë gjë.

Kërkoj falje që u kam thënë shqiptarëve që ky është një komplot i Sorrosit me Edi Ramën sepse ky paska qenë një fakt, sepse tani e shkruan e zezë në të bardhë një raport i shërbimit sekret amerikan i CIA-s i bërë publik, kështu që për të gjitha këto arsye unë ndihem keq dhe distancohem”.

Jo, nuk e bëri asnjë. Nuk e bëri asnjë sepse jo se ata kanë marrë pjesa më e madhe e tyre paratë, po sepse janë bedelë dhe në momentin kur janë bedelë, nuk ka kapacitetin moral minimal për të vënë vendin e vet, interesin e vet mbi bedelizmin, atëherë ai nuk është vetëm një bedel, është një i pafe,është një i paatdhe” – tha Rama. ©LAPSI.al



20 Comments

  1. Po more bythqir po, vazhdo me ruble e yen japonez ti vetem per te mos dhene shpejgime se si ka mundesi nje kompani me 60 % me aksionere fantazme ne offshore arrin te marre portin e Durresit. Normal, se 60% jane lekete e tua.

    1. Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us
      by Robert D. Hare

      1. Politikanet jane te gjithe psikopate i dashur.

        Kush do te kishte guximin qe te udhehiqte miliona njerez pervecse nje i marre?!

        PS: Gjithsesi do ta lexoj kete liber se na cmene.

    2. Meqe e ka sport kryesor peshtymen dhe me pas lepirjen, ende vazhdon me hipokrizone. Dje, qe Lulin e kishte partner, madje me Kimken. Ndersa sot e quan rubla ruse. Ose PL, dje me hajdutet e kallepit Meta, Teri apo Naco e Rehovica i vuri bythen karriges ku ulet, sot i quan rubla ruse. Pra vetveten, produkt i “pastrimit” te rubles. Nuk ka faj, sovjetizimin e ka gjenetik.

  2. As e vejme ne dyshim.

    “Komentuesit opozitare” aka “Te shiturit tek Rublat” edhe ketu tek Lapsi kane dalur hapur kundra Amerikes, pa lere kundra teje.

    Po ishalla jane shitur per shume leke, jo per 5 rubla.

    Se si te pafytyre qe jane pastaj te ankohen ty pse nuk i mban me buke e me vese.

    1. Une jam proamerikan o kari.

      Me kopjo ne menyren e duhur dhe e ke hallall emrin e stergjyshit tim qe une mbaj.

    1. Ca faktesh do mo kari?

      Ka se paku 1 vit qe zerat anti-amerikane dhe qartesisht pro-ruse jane bere me te qarta neper portalet shqiptare.

      Ata kane dale hapur, ky thote “na trego faktet”. Po plasi syte!

  3. Ca problemi ka me mare leke nga ruset?
    Keto leket qe vijne nga usa dhe eu apo diku tjeter mos jane me te pastra apo po vijne dhurate.
    Nje mut jane, po i more do japesh dicka nga vendi jot se kot kshu per qejf apo se je cun i bukur ste jep njeri.

    1. Sa kar qe je?

      Beji vetes nje pyetje te thjeshte:

      Ku do te doje te jetoje idealisht? Ne nje vend te EU-se, ne USA apo… ne Rusi?!

      Kush karin do te jetoje ne Rusi?!

      Pra me te drejte sic thua, po more, do japesh dicka nga vetja.

      Pra eshte nje marredhenie. Eshte si me be familje. Te martohesh, te ndertosh/blesh nje shtepi.

      Ku do te doje ti ta ndertoje shtepine tende. Ne EU, USA apo Rusi?!

      Mjafton t’i japesh pergjigje kesaj pyetjeje dhe i ke dhene pergjigje dilemave te tua.

      1. Ti ngatarro supen me sultjashin o loqe qe te ngeli kari ne goje koment mbas komenti.
        Familja shtepia dhe atdheu nuk eshte tregti. Po nje delenxhi legen pa shtylle kurrizore si ti se kupto. Kur ste flasin as komshinjte ne ashensor kuptohet se ca malli je.
        Mire te tha dikush shaban qose. Gjynah ata qe te kane ne shtepi.

  4. Ky vend prodhon me shumice maskarenj,por kur menduam qe ata i perkisnin te shkuares gabuam.Sallatori dymetrosh i a kaloi te gjitheve si per te vertetuar ate thenien popullore: E keqja nuk ka fund. Mire te na behet ne popullit qe kemi lekuren e buallit dhe mendte dhe duriimin e gomarit

  5. Meqe e ka sport kryesor peshtymen dhe me pas lepirjen, ende vazhdon me hipokrizone. Dje, qe Lulin e kishte partner, madje me Kimken. Ndersa sot e quan rubla ruse. Ose PL, dje me hajdutet e kallepit Meta, Teri apo Naco e Rehovica i vuri bythen karriges ku ulet, sot i quan rubla ruse. Pra vetveten, produkt i “pastrimit” te rubles. Nuk ka faj, sovjetizimin e ka gjenetik. Sot paski ndersyer nje me vije sjellje si qemoti skuthat e sigurimit por me palikoqja ne mendje. Si i zoti, Rampalikiri.

  6. Dy miq i kane mbetur Rusise ne Ballkan, Vuçiç dhe Rama, i cili i merr ne mbrojtje ne Perendim, ku deklaron se Serbise nuk mund t’i behet presion per sanksione ndaj Rusise.

    Askush nga opozita nuk ka qendrime te tilla.

  7. 8 njerëz të afërt të Sali Berishës, zëdhënës zyrtarë të tij, njerëz të administratës dhe familjes së tij, që drejtojnë emisione televizive në disa televizione kombëtare, përfshi dhe atë publik.

    Janë katër zëdhënës zyrtarë të tij, një tjetër anëtar Këshilli Kombëtar që drejton emision me shaka, një kandidate për deputete, nusja e djalit dhe së fundmi Grida Duma, që drejtojnë emisione televizive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *