• |
ide | kryesore

Walker i dëmtuar e Alexander-Arnold jo në formë, por “Out” të gjithë “italianët”: Southgate zbulon Anglinë

-Instant, Sport, Video
Walker



Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka zyrtarizuar listën me 26 lojtarët që do të marrë me vete në Botërorin e Katarit. Ditët e fundit, tabloidet në të gjithë Anglinë kishin parashikuar zgjedhjet e seleksionuesit dhe në fakt nuk pati shumë surpriza. Lojtarë të dëmtuar si Walker, jo në formë si Alexander-Arnold, por asnjë lojtar i Serie A.

Me shqetësime muskulare, por është në listë Kyle Walker. Ashtu si Trent Alexander-Arnold, në dyshim deri në fund, por që “përfitoi” nga dëmtimi i Reece James. Tekniku ka marrë edhe lojtarin më të kritikuar në gjithë Anglinë, Harry Maguire të Manchester United. Në mesfushën e Tre Luanëve do të jetë edhe Kalvin Phillips, i cili ka luajtur pak ose aspak në fillim të sezonit për Manchester City. E pritshme thirrja e mesfushorit të ri të Chelsea, Conor Gallagher. Këto janë zgjedhjet e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, i cili pasditen e së enjtes zyrtarizoi listën e skuadrës për Katar 2022.

Asnjë futbollit që luan në Serie A. Pra, nuk ka Kupë Bote për Fikayo Tomori, një nga mbrojtësit më të mirë të sezonit të kaluar në Itali. Jashtë edhe dyshja britanike e Romës Chris Smalling dhe Tammy Abraham. Mbrojtësi verdhekuq në fakt ishte zhdukur prej kohësh nga radari i trajnerit Southgate. Paraqitja e tij e fundit daton në 2017. Ndërsa sulmuesi i Mourinhos ka të ngjarë të paguajë një fillim aspak pozitiv të sezonit. Vetëm 4 gola në 19 paraqitje në të gjitha garat.

LISTA E TRE LUANËVE

Portierë: Jordan Pickford (Everton), Nick Pope (Newcastle), Aaron Ramsdale (Arsenal)

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Conor Coady (Everton), Eric Dier (Tottenham), Harry Maguire e Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Newcastle), Kyle Walker (Manchester City), Ben White (Arsenal)

Mesfushorë: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Conor Gallagher (Chelsea), Jordan Henderson (Liverpool), Mason Mount (Chelsea), Calvin Phillips (Manchester City), Declan Rice (West Ham)

Sulmues: Phil Foden e Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Tottenham), James Maddison (Leicester), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Raheem Sterling (Chelsea), Callum Wilson (Newcastle)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *