• |
ide | kryesore

Del spoti, Grida Duma në Top Story: Shqipëria është e vonuar për shkak të pakteve të errëta (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Talk Show politik “TOP STORY”, do të rikthehet çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21.00, por me një moderatore të re. Grida Duma, pasi la mandatin e deputetit të Partisë Demokratike, do të nisë një karrierë të re në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat, ku premton se do të thuhet e vërteta dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit.

Në spot ajo nuk tregon kurrë shumë nga vetja, por shfaqet në dritë-hije duke e dashur ta lënë surprizë gjithçka tjetër.

“Të njëjtat dërr-derre politike që të gjithë e dinë që janë hipokrite, pyetjet e mëdha. Të lësh gjërat e vetes të lësh, të tutë, për të ndërtuar veten diku tjetër atje. Të harrosh çke kaluar për të shpejtuar atë që duhet të ndërtosh. Sepse Shqipëria nuk është e harruar, Shqipëria është e vonuar. E vonuar për shkak të pakteve të errëta. Ne në fakt jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen, jo për të rikujtuar. Jemi këtu për të ndërtuar një mendësi të re që është dhe nuk po i jepet zë. ON TOP njerëzit duhet të mendojnë dhe të veprojnë për të ardhmen e tyre,”-thotë Duma në spot.

https://www.youtube.com/watch?v=BDknZt8uLKY



8 Comments

  1. Aman Grida na i kurse filozofite…

    E dime per cfare te mori Vjollca aty.

    Bej leke aty se je ne rregull.

    1. Per ca e mori o jorgo??

      Une them per ta perdorur edhe majtas edhe djathtas, por me shume djathtas kunder pd.
      Fajin e ka saliu jorgaqii

      1. Fajin sigurisht qe e ka Saliu, per aq kohe sa ka 30 vite qe na eshte ngjitur si muti pas kepuceve, ky shpifarak.

        Tani per ca e mori, sakte fare do ta kuptojme ne muajt ne vijim…

          1. o i pa po sali non grada mo e ka fajin pse kujton ti se u pastru sali non grada për ato te zeza që i ka ber vendit

  2. Martesa POLITIKE-MEDIA, ku gazetari hyn ne politike e rikthehet ne media, ose kur politikani qe deshton behet gazetar eshte simbioze e nje raporti jo normal ne demokraci, qofte kjo edhe hibride, si ne Shqiperi.

    Vendi, roli dhe misioni qa ka seicila eshte i percaktuar, por jo si aleate apo te ndervarura.
    Media eshte deri diku pjese e opozites se perhereshme e ne mbrojtje te interesit publik, kontrolli social i qeverisjes, me synim korrigjimin e saj.

    Kur pushteti i katert binjakezohet me te parin, madje aktoret e tij kembejne vendet si gure shahu, atehere as mund te flitet per mision, luajalitet e mbrojtje te interesit publik.

    Ne kete pozite jane Grida dhe Ori, ndonese si njera, ashtu edhe tjetra jane ngjitur ne politike pa kontribut real.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *